Foto: ZKMKryeministri Hashim Thaēi ka folur sot nė mbledhjen e Qeverisė rreth paralajmėrimeve pėr ndryshime nė koalicionin qeverisės. Ai ka thėnė se nuk do tė ketė koalicione tė reja e as kriza tė qeverisjes. “Koalicioni do tė vazhdojė punėn e mirėqeverisjes deri nė fund tė mandatit”, ka theksuar Thaēi, para kabinetit tė tij.
“Do tė vazhdojmė angazhimet nė bashkėpunim me tė gjithė aktorėt politikė dhe pres qė edhe kontributi i opozitės nė agjendėn shtetformuese dhe tė integrimeve euroatlantike tė vazhdojė”, ka thėnė Thaēi, nė fillim tė mbledhjes sė rregullt.
Sipas njė njoftimi pėr shtyp, kryeministri Hashim Thaēi ka pėrsėritur, po ashtu, qėndrimin pėr mandatin aktual tė presidentes.
“Vendimi i Gjykatės Kushtetuese ka krijuar njė realitet tė ri juridik dhe respektimi i tyre pėr Qeverinė e Kosovės nuk ėshtė nė dyshim. Do tė jemi gjenerozė nė ēėshtjet qė do tė shtrojė opozita nė procesin e diskutimit tė ndryshimeve kushtetuese dhe tė ligjit pėr zgjedhjet dhe do tė respektojmė nė pėrpikėri vendimin e Gjykatės Kushtetues”, ka thėnė ai.
Komentet e shefit tė Qeverisė vijnė pasi ditėve tė fundit, Lidhja Demokratike e Kosovės, LDK, ka paralajmėruar edhe veprime radikale, nė qoftė se nuk respektohet marrėveshja pėr Presidentin, e cila ishte arritur ndėrmjet tre liderėve partiakė Thaēi-Mustafa-Pacolli, me ndėrmjetėsimin e Ambasadės Amerikane.
Kreu i Lidhjes Demokratike, Isa Mustafa, ka shtuar se LDK-ja nuk e pėrjashton as bojkotimin e Parlamentit, duke filluar nga shtatori.
Nė njė prononcim dje pėr mediat, kryeministri Thaēi ka thėnė se deklaratat e Isė Mustafės janė tė shkėputura nga realiteti dhe se paralajmėrimet pėr bojkotim tė punės sė Kuvendit nuk i shėrbejnė shtetit
“Ne nuk mund tė sillemi me standarde tė dyfishta. Vendimin e Gjykatės Kushtetuese pėr shkarkimin e Presidentit Sejdiu ta respektojmė tė gjithė, vendimin pėr rastin Pacolli ta respektojmė tė gjithė, ndėrsa nė anėn tjetėr, tani, vendimin e Gjykatės Kushtetuese ta vėmė nė kontestim”, ka thėnė ai.
Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 0 Komentet)