Ban Nuk i Takon nė Zyrė Liderėt e Kosovės

Ban Ki-moon nė Aeroportin e Beogradit | Foto: AP/ MPJ e Serbisė Ban Ki-moon nė Aeroportin e Beogradit | Foto: AP/ MPJ e Serbisė
nga  Gazeta JnK
© Tė drejtat autoriale

Sekretari i Pėrgjithshėm i OKB-sė, Ban Ki-Mmoon do tė qėndrojė sot nė Kosovė, por nuk do tė shkelė nė institucionet e Republikės sė Kosovės.

Kreu i OKB-sė ka zgjedhur qė takimet me presidenten Atifete Jahjaga dhe me kryeministrin Hashim Thaēi, t’i zhvillojė nė Aeroportin e Prishtinės. Vendimi i sekretarit tė OKB-sė ėshtė marrė nga frika se mos vizita e tij nė Kosovė po interpretohet si e barabartė me vizitat qė i ka zhvilluar nė shtetet e tjera tė ish-Jugosllavisė, i kanė thėnė gazetės Koha Ditore, burime diplomatike.

Zyra e Presidentes dhe Qeveria tash sa kohė thuhet se janė duke u marrė me aranzhimin e vizitės sė sekretarit Ban, por stafi i sekretarit tė Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara fillimisht ka refuzuar qė ai tė pritet me ceremoni shtetėrore; pastaj ka anuluar daljet e pėrbashkėta tė sekretarit tė OKB-sė me liderėt kosovare nė konferenca pėr shtyp, ku do tė duhej tė ishte edhe flamuri i Kosovės, ndėrkaq qė sė fundmi kanė kėrkuar qė takimet me Jahjagėn e Thaēin, shefi i organizatės qė nuk e njeh pavarėsinė e Kosovės, t`i bėjė jashtė institucioneve.

Shefi i Protokollit tė Kryeministrit Thaēi, Abelard Tahiri, si dhe kėshilltari politik Bekim Ēollaku, gjatė tėrė ditės sė djeshme nuk kanė kthyer pėrgjigje nė pyetjet e Gazetės JnK pse takimi nuk po mbahej nė ndėrtesėn e Qeversiė. As Arbėr Vllahiu, kėshilltar pėr media i presidentes Jahjaga, nuk ka komentuar.

Nga ana tjetėr, Manastiri ortodoks i Deēanit ėshtė raportuar tė jetė njėri prej vendeve qė do tė vizitohen nga sekretari Ban.
 
Nė kuadėr tė turneut tė tij ballkanik, shefi i OKB-sė, tė hėnėn qėndroi nė Beograd, me ē’rast u takua me presidentin e Serbisė, Tomislav Nikoliq, dhe me zyrtarė tė tjerė tė lartė.

Nikoliq, pos tjerash, i tha Ban Ki-moonit, se Serbia do tė kėrkojė qė “bisedimet me pushtetin e pėrkohshėm nė Prishtinė, prej tash tė udhėhiqen nėn praninė e pėrfaqėsuesve tė OKB-sė”.

Pas Kosovės, Ban do tė qėndrojė nė Maqedoni dhe nė Bosnjė Hercegovinė.

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 2 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Fshati nė Pushim
    Shiko arkivėn