Ilustrim | Foto: flickrKompania “Kosmaqi” nga Negrovci i Gllogovcit kishte sjellur njė vėrtetim tė falsifikuar tė tatimeve nė komunėn e Vitisė, ku ka marrė pjesė nė njė tender. OSHP merr vendim me 11 korrik duke e dėnuar me katėr muaj mos-pjesėmarrje nė prokurime publike.
Kompania nga Prizreni, “Engineering” kishte sjellur njė sigurim tė tenderit me shumė prej 2.500 euro tė falsifikuar. OSHP merr vendim me 22 qershor 2012 duke e dėnuar po ashtu me katėr muaj mos-pjesėmarrje.
Tė dyja kompanitė janė zbuluar nga autoritetet kontraktuese qė kishin hapur tenderė, komuna e Vitisė dhe Shėrbimi Korrektues i Kosovės.
Mirėpo, nė Kosovė nuk ekziston njė listė e zezė qė do tė kishte emrat e kompanive qė do tė shkelnin ligjin.
Tefik Sylejmani, anėtar i OSHP-sė tha se me ligjin e ri tė prokurimit publik, i hyrė nė fuqi me datė 5 tetor 2011, ka tė drejtėn pėr tė krijuar njė listė tė zezė pėr tė futur tė gjitha kompanitė tė cilat mund tė shpallen fajtorė pėr shkelje tė ligjit.
“Sė shpejti, OSHP do tė krijoj njė listė nė ueb-faqen e saj zyrtare pėr tė gjitha kompanitė tė cilat do tė shkelnin ligjin, sa i takon prokurimit publik”, tha Sylejmani.
OSHP ka vendosur pėr tė dyja kompanitė qė nuk guxojnė tė marrin pjesė nė prokurime publike pėr katėr muaj.
Sipas ligjit pėr prokurim publik, dėnimi maksimal pėr mashtrime nė tenderime ėshtė njė vit.
Komuna e Vitisė kishte paraqitur ankesė nė OSHP duke thėnė se kompania nė fjalė kishte sjellur vėrtetimin e falsifikuar tė Administratės Tatimore tė Kosovės, ATK.
Dokumenti verifikohet nga ATK e cila thotė se ‘vėrtetimi ėshtė tėrėsisht i falsifikuar’. ATK ka iniciuar rastin nė krime ekonomike pėr hetime tė mėtutjeshme.
Pronari i kompanisė “Kosmaqi” ka pranuar vendimin e OSHP-sė duke thėnė se bashkėpunėtori i tij i ngushtė e kishte falsifikuar dokumentin pa dijeninė e tij.
“Kompanisė “Kosmaqi” i ėshtė shqiptuar masa e pėrjashtimit nga prokurimi publik duke filluar nga 15 korriku e deri mė 14 nėntor,” tha Tefik Sylejmani, anėtar i OSHP-sė, i cili nė kėtė rast ka qenė anėtar i panelit shqyrtues.
Sylejmani theksoi se masa e pėrjashtimit pėr katėr muaj ėshtė vendosur pėr shkak se pronari i kompanisė ka pranuar fajėsinė duke thėnė se bashkėpunėtori i tij kishte keqpėrdorur dokumentin.
Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 1 Komentet)