Zjarri Pezullon Zhvarrosjet nė Zhilivodė

Foto: ZKMFoto: ZKM
nga  Fatmir Aliu
© Tė drejtat autoriale

Punimet nė varrin masiv, mė tė madhin tė dyshuar nė Kosovė pėr shume vite, u pezulluan tė hėnėn pas rėnies sė zjarrit. EULEX-i tha se zjarrfikėsit shkuan nė vendin e zhvarrosjes dy ditė pasi zjarri filloi. Kurse, Qeveria i falėnderon pėr intervenimin profesional dhe punėn e tyre edhe jashtė orarit zyrtar tė punės.

(E plotėsuar) Zhvarrosjet nė njė varr masiv nė Zhilivodė u ndėrprenė tė hėnėn, pasi njė zjarr nisi nė vendngjarje, thotė Misioni i BE-sė pėr Zbatimin e Rendit tė Ligjit nė Kosovė, EULEX.

Zėdhėnėsi vendor i EULEX-it, Blerim Krasniqi, tha pėr BIRN-in se zjarri filloi tė shtunėn dhe se shkaku ende nuk dihet.

“Zjarri ende duhet tė kontrollohet. Policia ka izoluar vendngjarjen dhe po kėrkojnė se ēfarė mund ta ketė shkaktuar”, tha ai.

Krasniqi shtoi se zjarrfikėsit shkuan nė vendin e zhvarrosjes dy ditė pasi zjarri filloi. Ėshtė e paqartė se cilat ishin arsyet pėr kėtė vonesė.

Ndėrkohė, Zyra e Kryeministrit tė Kosovės, nė njė njoftim sot pasdite, shpjegon se policia dhe pjesėtarėt e shėrbimit tė zjarrfikėsve dhe tė shpėtimit, kanė intervenuar qė tė shtunėn dhe e kanė shuar zjarrin. Por, zjarri ėshtė rindezur tė dielėn dhe tė hėnėn, por gjendja ėshtė nėn kontroll.

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar pėr Persona tė Zhdukur, Prenkė Gjetaj, thuhet se i ka bėrė njė vizitė kėtij lokacioni me ē’rast ka falėnderuar Forcėn e Sigurisė sė Kosovės, Policinė e Kosovės dhe Njėsitin e pjesėtarėve tė shėrbimit tė zjarrfikės dhe shpėtimit, pėr intervenimin profesional dhe punėn e tyre, edhe jashtė orarit zyrtar tė punės, me qėllim tė mbajtjes sė gjendjes nėn kontroll dhe shuarjes sė zjarrit.

Gjetaj ka thėnė se zjarri qė ka kapluar fushėgropat e thėngjillit nė tė cilat ėshtė duke u punuar nuk do tė ndikojė nė shtyrjen e pėrfundimit tė projektit tė zhvarrimit.

Sipas planifikimeve tė Komisionit ndėrministror pėr Persona tė Zhdukur dhe ekspertėve tė EULEX-it, gjatė ditėve nė vijim do tė pėrfundojė edhe procesi i gėrmimit vlerėsues nė Zhilivodė dhe ky projekt do tė jetė zyrtarisht si rast i mbyllur.
 
“Komisioni Qeveritar pėr Persona tė Zhdukur do tė angazhohet qė pėrmes institucioneve kompetente tė mėsojė edhe zyrtarisht shkakun e ndezjes sė zjarrit dhe pasojat qė ka shkaktuar ky zjarr”, thuhet nė njoftimin e Zyrės sė Kryeministrit.
 
Zhvarrosjet nė Zhilivodė, fshat i vogėl nė komunėn e Vushtrrisė, filluan mė 31 gusht 2010.

Qė atėherė, puna ėshtė ndėrprerė dy herė pėr shkak tė kushteve tė motit. Zona ėshtė njė nga lokacionet mė tė mėdha pėr zhvarrosjet, e zbuluar nė Kosovė nė vitet e fundit.

Pėr shkak tė madhėsisė sė zonės, Departamenti i Mjekėsisė Ligjore i EULEX-it mbėshtetet me logjistikė nga Forcat e Sigurisė sė Kosovės, FSK, qė po pėrdorin makineritė e rėnda pėr tė arritur 30 metra nėn tokė, ku dyshohet se gjendet varri masiv.

Nuk ka shifra zyrtare nė lidhje me numrin e trupave nė varrin masiv, por njė delegacion i Beogradit tha sė fundi se dyshon se eshtrat e mė shumė se 20 serbėve tė Kosovės mund tė gjenden aty.

Nė dy javėt e fundit, ekipi forensik i EULEX-it dhe i Kosovės kanė dorėzuar eshtrat e nėntė serbėve tė Kosovės, qė kanė munguar qė nga lufta e vitit 1999.

Disa nga viktimat e luftės tė gjetura u varrosėn nė Prizren dhe Viti, ndėrsa familjet e tjera i morėn trupat e familjarėve nė Serbi pėr varrim.

Ekspertėt e mjekėsisė ligjore tė EULEX-it planifikojnė tė vlerėsojnė mė shumė se 30 vende tė dyshuara varesh masive kėtė vit, si pjesė e kėrkimit tė tyre tė vazhdueshėm pėr persona tė zhdukur nga lufta nė Kosovė dhe pasojat e saj. Plani ėshtė qė tė bėhen vlerėsime tė vendit dhe zhvarrosje nė Gjakovė, Pejė, Klinė, Prizren, Mitrovicė, Skenderaj dhe Podujevė.

Trembėdhjetė vjet pas fundit tė luftės nė Kosovė, 1,400, dhe 6,019 persona qė u raportuan tė zhdukur tek Kryqi i Kuq Ndėrkombėtar nga familjet e tyre ende nuk janė gjetur. Shumica e tė zhdukurve janė shqiptarė tė Kosovės.

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 0 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Fshati nė Pushim
    Shiko arkivėn