
Vetėvendosje “i bėn me dije” konzorciumit turk se ky privatizim nuk pėrkrahet nga shumica e aktorėve tė prekur nga ky proces.
“Ky ėshtė njė proces krejtėsisht jolegjitim dhe jodemokratik, i cili udhėhiqet nga njė qeveri jolegjitime dhe e zgjedhur nė njė mėnyrė jodemokratike”, thuhet nė letrėn e VV-sė.
“Privatizimi i distribucionit po kundėrshtohet sot nga punėtorėt, organizatat e shoqėrisė civile, subjekte tė ndryshme politike, dhe mbi tė gjitha ky proces po kundėrshtohet nga pronari i vetėm legjitim i kėsaj prone publike: populli i Kosovės. Fakti qė ju keni pranuar tė bėheni pjesė e aferave tė qeverisė Thaēi, ju bėn ju bashkėfajtorė tė kėtij krimi ekonomik, pėr tė cilin do tė mbaheni pėrgjegjės”.
Oferta prej 26.3 milionė euro e ofruar nga konsorciumit turk “Limak Yatirim Enerji & Ēalik Enerji Sanayi ” ėshtė shpallur mė e mira nė garėn pėr privatizimin e Distribucionit dhe tė Furnizimit tė Korporatės Energjetike tė Kosovės (KEK).
VV e ka kundėrshtuar edhe nė Parlament privatizimin e distribucionit, por njė mocion i saj nuk ka kaluar.
“Lėvizja Vetėvendosje, si forcė politike e organizuar nė njė aleancė tė gjerė me qytetarėt, do ta hetojė kėtė proces, si nga ana procedurale, ashtu edhe nga ana politike – me tė ardhur nė pushtet. Qėllimi ynė do tė jetė zhbėrja e kėtij privatizimit, nė rast se ky ndodh, por edhe e dėnimit ligjor tė cilėsdo shkelje, padrejtėsie, dėmtimi apo vjedhje qė i bėhet popullit tė Kosovės dhe aseteve e pasurive strategjike qė publiku zotėron”.
Pas kėsaj letre publike, si dhe pas reagimeve tė sindikatave dhe shoqėrisė civile, ju nuk mund tė luani mė rolin e njė aktori tė painformuar mbi kėtė proces tė padrejtė privatizimi. Ka ardhur momenti qė ju tė mendoheni mirė para se fatin e kapitalit tuaj ta lidhni me fatin politik tė qeverisė kriminale Thaēi dhe nė njė projekt i cili kundėrshtohet nga shumica e popullit tė Kosovės, thuhet mė tutje nė letrėn, e cila iu ėshtė shpėrndarė sot dhe mediave.
“Prandaj, me kėtė letėr ju bėjmė thirrje tė tėrhiqeni nga ky proces. Nėse ju nuk tėrhiqeni nga ky proces, dhe vendosni tė vazhdoni mė tej me shfrytėzimin e punėtorėve, me shpronėsimin e dhunshėm tė popullit dhe me cėnimin e tė drejtės sonė pėr zhvillim, ne nuk kemi pėr t’ju kursyer nė pėrpjekjen tonė pėr shtet tė sė drejtės”.
Lėvizja Vetėvendosje thotė se ėshtė alarmuar nga zhvillimet e fundit lidhur me privatizimin e rrjetit tė distribucionit dhe shpėrndarjes sė KEK-ut. “Distribucioni i energjisė elektrike, ku pėrfshihet rrjeti por edhe tregu i saj, janė pasuri publike e Kosovės. KEK-u ėshtė njė ndėrmarrje publike e ndėrtuar dhe e mirėmbajtur nga populli i Kosovės pėrgjatė 50 viteve tė fundit. Rrjeti i distribucionit ėshtė njė monopol natyror qė nuk e lejon konkurrencėn, si i tillė nuk mund tė vendoset nė duart e interesave private”.
VV thekson se pėr ndėrtimin, mirėmbajtjen, menaxhimin dhe zhvillimin e kėsaj prone publike kanė paguar tatime, kanė dhėnė kontribute tė drejtpėrdrejta, kanė derdhur djersėn dhe kanė dhėnė mundin dhe sakrificėn e tyre me qindra mijėra qytetarė tė Kosovės. Kjo ndėrmarrje duhet tė mbetet publike sepse furnizimi me energji elektrike ėshtė kusht themelor pėr mirėqenien e qytetarit dhe tė shoqėrisė. “Rrjedhimisht, pėrbėn njė tė drejtė qė secili qytetar duhet ta gėzojė dhe njė mjet tepėr tė rėndėsishėm pėr politikat sociale dhe zhvillimore ekonomike tė shtetit. Drejtėsinė dhe domosdoshmėrinė nuk mundet ta pėrmbushė tregu, por vetėm institucionet publike shtetėrore tė cilat janė tė popullit dhe i japin atij llogari. Kompanitė tuaja pėrfaqėsojnė vetėm interesat tuaja private, nė kėtė rast monopoliste, dhe jo interesat e popullit tė Kosovės. Prandaj dhe ne do bėjmė tė pamundurėn qė ky privatizim tė ndalet”.
Sipas Vetėvendosjes, kjo Qeveri ka ardhur nė pushtet duke e deformuar votėn e qytetarit. “Sipas raportit tė ENEMO , 38% tė votave tė qytetarėve gjatė procesit tė fundit zgjedhor tė vitit 2010 kanė qenė tė vjedhura, keqpėrdorura dhe dhunuara kryesisht nga partia nė pushtet. Ky fakt e bėn Hashim Thaēin kryeministėr tė votės sė vjedhur e jo tė vullnetit tė qytetarėve. I tėrė procesi i zhvilluar deri tash pėr privatizimin e KKDFE-sė ėshtė zhvilluar prapa shpinės sė publikut, dhe nuk ka pasur asnjė legjimitet madje as formal-institucional.
Vendimi i qeverisė pėr privatizim i arritur nė vitin 2008 ėshtė vendim qė i paraprinė themelimit tė kompanisė, ndėrkohė qė miratimi qė Kuvendi i Republikės sė Kosovės i bėn kėtij privatizimi ėshtė vetėm nė parim, pa u themeluar kompania dhe madje pa e pasur as idenė mė tė vogėl se ēka do tė shitet, kur e aq mė pak sa do tė shitet. Tė dyja kėto vendime janė nxjerrė nė vitin 2008, pra katėr vite para momentin kur ju jeni shpallur fitues tė tenderit. Edhe procesi i tenderimit ngre shumė pyetje rreth legjitimitetit tė prokurimit, duke qenė se realisht ky privatizim ka qenė privatizim njė burimor, me kompaninė e dytė pjesėmarrėse nė proces tė painteresuar fare pėr garė, vazhdon VV.
“E drejta pėr qasje nė energji elektrike cenohet nga ky proces privatizimi i udhėhequr nga qeveria Thaēi, nė llumin e sė cilės tashmė po notoni edhe ju”. Privatizimi nuk ka rezultuar as me rendiment mė tė lartė e as mė efikas pėr ish-ndėrmarrjet publike tė Kosovės tė cilat janė shitur me ēmime qesharake dhe ofenduese. Nga procesi i privatizimit nė Kosovė kanė humbur vendet e tyre tė punės mbi 70,000 punėtorė. Nga i njėjti proces, sot me mijėra punėtorė punojnė nė kushte tė mjerueshme tė punės, me orare tė stėrzgjatura, me kontrata tė shkurtra dhe me rroga minimale, ndėrkohė qė llogaritė personale tė pushtetarėve qė kanė drejtuar kėto procese kanė ardhur duke u fryrė vazhdimisht. Me privatizimin e KEK-ut qeveria Thaēi po kryen krimin ekonomik tė radhės, thuhet mes tjerash nė letrėn e Vetėvendosjes.
Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 0 Komentet)