Foto: FlickrNė Gjykatėn e Qarkut nė Prishtinė, para kolegjit tė gjykatėsve tė kėsaj gjykate, tė premten vazhdoi shqyrtimi gjyqėsor nė rastin e ish gjykatėsit Kolė Puka si dhe avokatėve Zef Marleku dhe Lon Palushaj, tė akuzuar pėr vepra tė ndryshme penale.
Dėshmitari i parė qė dėshmoi pėr kėtė seancė para gjykatės ishte Haki Nuza i cili qė nga prilli i 2008 kishte qenė likuidator nė Kompaninė e Sigurimeve Kosova nė likuidim. Mė parė ai kishte qenė nė komisionin vlerėsues tė dėmeve sė bashku me Leonora Ndrecaj, dėshmitar nė seancat e kaluara.
Vdekja e Hlimi Hanės e kishte bėrė Haki Nuzėn likuidator. Deri nė 2008, Hilmi Hana ia prezantonte komisionit marrėveshjet qė i kishte arritur me palėt, pėrkatėsisht me tė autorizuarit tė tyre.
Nga njė procesverbal i nėnshkruar nga dėshmitari, likuidatori Hilmi Hana dhe Leonora Ndrecaj kishin me vendim kishin miratuar njė marrėveshje pėr tė dėmtuarin Fran Ndrecaj, pėrfaqėsues i tė cilit ishte Kolė Puka. Tė dėmtuarit i ishin miratuar mbi 34 mijė euro.
Kėtė shumė dhe tė gjitha shumat tjera, dėshmitari tha se i miratonte Banka Qendrore e Kosovės, duke i deponuar parat nė kontot e tė dėmtuarve ose tė autorizuarve tė tyre.
Dėshmitari tregoi edhe pėrvojėn e tij si likuidator nga prilli i 2008, ku ai kishte arritur disa marrėveshje me palėt e dėmtuara.
Llesh Gjoni, ishte dėshmitari i radhės qė u ftua pėr tė dėshmuar. Gjoni ishte daja i tė pandehurit Lon Plushaj dhe ishte ftuar pikėrisht nga mbrojtja e Palushajt qė tė dėshmonte para kolegjit pėr 56 mijė eurot e transferuara nė llogarinė e tij pėr njė kompensim dėmi, para tė cilat dėshmitari tha se Palushaj ia kishte dhėnė tė pandehurit Puka.
Dėshmitari tha se vetė Kolė Puka, nė njė takim nė fshatin Gjyrakovcė, i kishte pohuar atij se i kishte marrė paratė nga Lon Palushaj, por i kishte thėnė se nė gjykatė kėtė nuk do ta pranojė kėtė. Sipas dėshmitarit, sė bashku me tė ishte edhe Gjokė Nika, personi qė kishte organizuar takimin.
Tė nesėrmen, dėshmitari sė bashku Gjokė Nikėn dhe njė person tjetėr ishin shkuar tek zyra e Lon Palushajt dhe i kishin treguar pėr ato qė kishte thėnė Kolė Puka.
Dėshmitarit, Palushaj i kishte thėnė se ja ka dhėnė Kolė Pukės 56 mijė euro pėr njė lėndė nė gjykatė pasi qė ka qenė shumė e rėndėsishme, dhe se ai i kishte gjetur edhe lėndė tė tjera.
Dėshmitari i fundit pėr kėtė seancė ishte Tomė Puka, vėllai i tė pandehurit Kolė Puka, pasi me kėrkesė tė mbrojtjes sė vet Kolė Pukės ishte ftuar tė dėshmonte.
Tomė Puka tha se qė nga viti 1992 jeton nė Gjermani dhe se qė nga atje kishte kontribuar pėr familjen, ndėrsa nė vitin 2000 e kishte blerė njė shtėpi me tokė nė Klinė nga njė serb.
Por ai tha se nuk kishte mundur ta pėrkthente shtėpinė e tij nė emrin e tij, kjo pasi qė deri nė 2004 shtėpia ka qenė e uzurpuar, e nė vitin 2004 ishte dashur ta pėrkthente nė emrin e Kolė Pukės, me qė nuk kishte pas mundėsi tė vinte nga Gjermania.
Dėshmitari tregoi se edhe nė vitin 1997 e kishte blerė njė lokal nė Klinė pėr 67 mijė marka gjermane, nga i cili lokal edhe sot merr qira.
Tomė Puka tha se nė vitin 2009 e kishin ndarė pronėn, pasi qė deri atėherė kishin jetuar nė bashkėsi familjare. Ndėrsa mohoi se ndarja e pasurisė sė tij me tė vėllain ka tė bėjė pėr shkak tė hetimeve. “Nė kohėn kur ėshtė bėrė ndarja e pasurisė nuk kam ditė qė ka hetime”, pėrfundoi ai.
Avokati Ramė Gashi e pyeti dėshmitarin lidhur me njė banesė qė e kishte nė Prishtinė dhe pėr banesėn para gjykatės i prezantoi njė kontratė mbi qiranė tė nėnshkruar nė emėr tė dėshmitarit. Po ashtu avokati para kolegjit prezantoi edhe kallėzimin penal tė dėshmitarit tė bėrė kundėr tė pandehurit Lon Palushaj nė Prokurorin Komunale nė Pejė, pėr veprėn penale shpėrdorimit, po ashtu tė nėnshkruar nga dėshmitari. Kallėzimin e kishte refuzuar prokuroria si tė pa bazuar.
Avokati Ramė Gashi i tėrheq vėmendjen kolegjit se dėshmitari nė tė gjitha dokumentet qė iu prezantuan tha se janė nėnshkrimet e tij ndėrsa tė gjitha nėnshkrimet ishin tė ndryshme nga njėra tjetra.
Pėr kėtė kolegji i kėrkoi dėshmitarit qė tė nėnshkruhet me tė gjitha nėnshkrimet e tij, e dėshmitari e bėri njė gjė tė tillė. Kolegji tha se kjo do tė jetė provė nė kėtė lėndė.
Mė pas dėshmitari u pyet nga prokurori pėr tė ardhurat e tij nė Gjermani dhe sa kishte kontribuar nė Kosovė. “Nga 2000-ta kam kontribuar diku afėr 250 mijė euro nė Kosovė”, tha Tomė Puka.
Por edhe kolegji u interesua pėr tė ardhurat e tij dhe se me ēka jetonte ai. Kryetari i kolegjit e pyeti se sa ishte rroga e tij, dhe pasi qė dėshmitari tregoi, kryetari tėrheq vėrejtjen se shumicėn e rrogės po e dėrgonte nė Kosovė, e dėshmitari tha se ashtu bėn.
Por mė parė dėshmitari kishte deklaruar se nė Gjermani jetonte me qira, ēka vinte tek kontradiktat nė dėshminė e tij. Prokurori special Ali Rexha pos qė bėri konstatimin se dėshmitari nuk duket shumė i besueshėm ai e pyeti atė nėse e dinte pėr shtėpinė e Kolė Pukės nė Ulqin, tė blerė nė vitin 2006.
“Jo nuk di pėr kėtė shtėpi, tani po e marrė vesh”, ishte pėrgjigja e dėshmitarit.
Kolegji u interesua nėse dėshmitari kishte xhirollogari nė Kosovė, e ai tha “po e kam njė nė tė cilėn ka autorizim djali i vėllai (Kolė Pukės)”.
Nė fund avokati Tomė Gashi i propozoi kolegjit qė t’i sigurojė gjendjen bankare tė dėshmitarit nė Gjermani pėrmes ndihmės juridike ndėrkombėtare.
Seanca e radhės u caktua pėr datėn 21 gusht nė ora 10.
Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 1 Komentet)