6.5 % e Taksave pėr Veturėn e Kryetarit

nga  Kreshnik Gashi
© Tė drejtat autoriale

Nė komunėn e Obiliqit janė harxhuar 6.5 pėr qind e taksave tė qytetarėve pėr blerjen e makinės sė kryetarit Mehmet Krasniqi.

Krasniqi i cili e drejton kėtė komunė qė nga 2009-ta, vitin e kaluar ka harxhuar rreth 31 mijė euro pėr tė blerė njė makinė tė re furistradė tė tipit “Hundai” e cila i ka kushtuar buxhetit tė komunės jo mė pak se 31 mijė euro.

Kjo blerje, sipas deputetit komunal tė Lėvizjes pėr Bashkim, Ajet Berisha, ėshtė baraz me 6.5 pėr qind tė tatimeve tė cilat komuna i ka vjelur nga qytetarėt e saj gjatė vitit 2011-tė.

E kreu i komunės lavdėrohet me makinėn e tij. “Ėshtė e vėrtetė se unė e kam njė makinė tė re Hundai, se kjo makinė ėshtė  shumė e mirė dhe shumė komfore. Nuk ka ku shkon mė mirė”, ėshtė shprehur Krasniqi, nė debatin “Jeta nė Komunė”.

E sa i pėrket ēmimit tė veturės, Krasniqi thotė se ajo ėshtė ndėr makinat mė tė lira tė cilat i vozisin kryetarė e komunave nė vend.

Kėto para tė shpenzuara nė blerjen e makinės kanė mundur tė shfrytėzohen nė projekte tė ndryshme tė kėsaj komune e cila pėr momentin nuk ka shtėpi tė kulturės, ka probleme tė mėdha me pastrimin e mbeturinave, e po ashtu i mungojnė edhe dy shkolla.

Vetė kreu i komunės e ka pranuar si ngecje apo sfidė faktin se Shtėpia e Kulturės nė kėtė komunė nuk ėshtė rinovuar apo rindėrtuar. Po ashtu ka pranuar se nė fshatin Lajthishtė objekti i shkollės ėshtė nė gjendje shumė tė vėshtirė. Mirėpo, pėr kėto projekte Krasniqi ka thėnė se do t’i implementojė gjatė kėtij mandati.

 Kryetari i komunės mė tė ndotur nė Kosovė ėshtė kritikuar edhe pėr mungesėn e kujdesit ndaj mbeturinave. “Sa i pėrket trajtimit tė mbeturinave higjeno-teknika e cila merret me trajtimin e mbeturinave kėtu nė 60 pėr qind tė territorit nuk i mbledhė mbeturinat”, ka pohuar deputeti i Lėvizjes pėr Bashkim, Ajet Berisha.

Pėr sa i pėrket ambientit, Krasniqi ėshtė kritikuar sidomos pėr deponitė ilegale tė cilat janė tė vendosura skaj rrugės Obiliq-Pal.

Kreu i komunės pohon se kėto mbeturina do tė largohen gjatė kėtij viti, pasi qė komuna ėshtė nė prag tė marrėveshjes me Ministrinė e Ambientit, marrėveshje kjo e cila do tė garantojė njė financim prej rreth 300 mijė eurosh pėr t’i larguar kėto deponi dhe pėr ta pėrmirėsuar ambientin nė kėtė pjesė. E edhe ndaj atyre qė hedhin mbeturina, Krasniqi ka paralajmėrua marrjen e masave.

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 0 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Fshati nė Pushim
    Shiko arkivėn