
(E plotėsuar)
Protesta ėshtė mbajtur nė rrugėn “Mbreti Petėr” nė qendėr tė qytetit nė veri tė Mitrovicės, duke kundėrshtuar hapjen e zyrės administrative tė qeverisė sė Kosovės pėr veriun e Mitrovicės.
“Qindra persona tė tubuar kanė protestuar nė mėnyrė tė qetė deri rreth orės 11:00min”, thuhet nė komunikatėn e policisė.
Policia e Kosovės ka monitoruar protestėn pėr sė afėrmi dhe nuk ėshtė regjistruar ndonjė incident tjetėr.
11:04
Burime tė Gazetės Jeta nė Kosovė nė qeverinė e Kosovės konfirmuan tė hėnėn se Adriana Hoxhic, drejtoresha e zyrės administrative nė veri, e ka mbajtur mbledhjen e parė me stafin e saj, ashtu edhe siē ishte paralajmėruar.
Nė ndėrkohė, njė grup serbėsh prej 400-500 personave protestojnė hapjen e kėsaj zyre nė veri tė Mitrovicės.
Policia e Kosovės tha se ėshtė duke e monitoruar protestėn dhe se pėr momentin ėshtė e qetė.
“Jemi duke e pėrcjellur protestėn e cila ka nė fokus kundėrshtimin e hapjes sė zyrės administrative dhe shtrirjes sė institucioneve tė Kosovės", Besim Hoti, zėdhėnės i drejtorisė rajonale tė Mitrovicės, i tha Gazetės Jeta nė Kosovė.
Protesta pritet tė zgjasė njė orė.
Ndėrsa, tė premten e kaluar drejtuesit e komunės sė Mitrovicės kanė diskutuar shqetėsimet e banorėve shqiptar nė veri pėr numrin e vogėl tė shqiptarėve tė pranuar nė kėtė zyre.
Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 0 Komentet)