Jahjaga: Tė Krijojmė Atmosferė Kundėr Korrupsionit

nga  Gazeta JnK
© Tė drejtat autoriale

Presidentja Atifete Jahjaga ka thėnė se ėshtė shumė e interesuar qė krijohet njė atmosferė dhe opinion i pėrgjithshėm kundėr korrupsionit nė Kosovė.

Jahjaga ka folur nė takimin e katėrt tė Kėshillit Kombėtar Kundėr Korrupsionit ku kanė marrė pjesė edhe Drejtori i Agjencisė Kundėr Korrupsionit Hasan Preteni, Kryeprokurori i Shtetit Ismet Kabashi, Kryesuesi i Kėshillit Gjyqėsor tė Kosovės Enver Peci, Ministri i Brendshėm Bajram Rexhepi, kryetar i Asamblesė sė Gjyqtarėve tė EULEX-it Franēesko Flori etj.

Shefja e shtetit po ashtu ka thėnė se ėshtė e interesuar qė tė krijohen mekanizmat e nevojshėm qė sė pari tė parandalohet korrupsioni po ashtu qė tė ketė efikasitet nė luftimin e tij.

“Ashtu si dhe tė gjithė ju, jam e interesuar pėr rezultate konkrete dhe tė prekshme, paraqitje statistikore se sa raste korruptive u zbuluan dhe sa u ndėshkuan dhe ēfarė masash u ndėrmorėn, duke pėrfshirė kėtu edhe konfiskimin e pasurisė sė fituar nė mėnyrė korruptive”, ka thėnė Jahjaga.

“Nė tė gjithė pajtohemi se nuk mund tė ndalemi derisa tė mos e ērrėnjosim tėrėsisht kėtė dukuri tė ligė, derisa tė mos e krijojmė atė kod moral dhe ligjor, qė askush as tė mos tė tentojė qė pėrmes aferave korruptive apo korrupsionit t’i sjellė pėrfitime vetvetes, rrethit tė tij apo tė tjerėve”.

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 1 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Fshati nė Pushim
    Shiko arkivėn