Refuzohet Kėrkesa e Karaxhiqit pėr Seanca nė Ballkan

nga  Denis Dzhidiq
© Tė drejtat autoriale

Tribunali i Hagės ka refuzuar kėrkesėn e ish-liderit serb tė Bosnjės, Radovan Karaxhiq, pėr tė mbajtur seanca gjyqėsore pėr tre javė nė Bosnjė dhe Serbi, kur tė fillojė mbrojtja nė tetor.

Karaxhiqi kėrkoi nė maj qė tė mbahen seanca gjyqėsore nė Sarajevė, Banjallukė dhe Beograd, duke shpjeguar se do ta bėnte mė tė lehtė pėr dėshmitarėt qė synon tė thėrrasė pėr tė dėshmuar.

Nė kėrkesėn e tij, ai tha gjithashtu se mbajtja e seancave nė Bosnjė dhe Serbi do tė “sillte punėn e Tribunalit mė afėr personave qė janė mė tė interesuar nė punėn e Tribunalit dhe do tė nxiste mirėkuptim mė tė madh pėr punėn e Tribunalit”.

Prokuroria kundėrshtoi, duke thėnė se prania e Karaxhiqit nė ēdo seancė gjyqėsore nė ish-Jugosllavi do tė pėrbėnte rrezik tė madh sigurie.

Tribunali i Hagės, ICTY, refuzoi kėrkesėn e Karaxhiqit duke thėnė se nuk vėrtetoi se do tė ishte nė interes tė drejtėsisė pėr tė pasur seanca dėgjimore larg nga selia e Tribunalit.

“Trupi Gjykues nuk ėshtė i bindur qė vetėm pėrshtatshmėria ėshtė arsye qė garanton qė seancat dėgjimore tė mbahen larg nga selia e Tribunalit”.

“Nė lidhje me argumentin se pranimi i mocionit do tė sillte ‘punėn e Tribunalit direkt tek personat pėr dobinė e tė cilėve ėshtė krijuar’, Trupi Gjykues thotė se ndėrsa kjo ėshtė njė konsideratė e rėndėsishme, nuk garanton se aplikimi i kėtij rregulli ėshtė nė interes tė drejtėsisė”, thuhet nė vendimin e ICTY-s.

Qė kur ICTY filloi punėn mė shumė se 15 vjet mė parė, Tribunali ka mbajtur seanca jashtė selisė sė Hagės vetėm njė herė, nė rastin e Rasim Deliqit, ish-komandant i Ushtrisė sė Bosnjė dhe Hercegovinės.

Deliqi u shpall fajtor pėr krime nė Bosnjėn Qendrore dhe u dėnua me tre vjet nė burg nė shtator tė vitit 2008. Vdiq dy vjet mė vonė.

Karaxhiqi, ish-presidenti i Republikės Srpska, mohon akuzat pėr gjenocid, krime ndaj njerėzimit, dhe dhunim tė ligjeve dhe zakoneve tė luftės gjatė luftės nė Bosnjė.

Prokuroria e Hagės pėrfundoi seancat dėgjimore tė provave qė zgjatėn dy vjet, nė maj, ndėrsa avokatėt mbrojtės tė Karaxhiqit do tė fillojnė tė prezantojnė provat nė tetor tė kėtij viti.

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 0 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Fshati nė Pushim
    Shiko arkivėn