
Nėn drejtimin e njė Kėshilli Organizativ tė krijuar njė ditė mė parė, punėtorėt protestuan mosvazhdimin e kontratave tė tyre pėr rreth katėr orė tė martėn derisa ka ndėrhyrė Policia e Kosovės qė ka kėrkuar shpėrndarjen e tyre.
Kompania kishte 1008 punėtorė pėr Vitin e Ri, por rreth 100 prej tyre nuk u janė vazhduar kontratat kėtė vit dhe sidomos gjatė kėtij muaji.
Fehmi Nika, kryetar i sindikatės sė punėtorėve tė Ferronikelit, tha pėr Gazetėn Jeta nė Kosovė se sindikata e punėtorėve ishte mbledhur tė hėnėn por kishte kėrkuar edhe 24 orė kohė pėr tė vendosur rrugėn qė do tė ndiqte.
“Ne kemi diskutuar pėr mbajtjen e tyre nė punė me menaxhmetin dhe jemi nė mbėshtetje tė punėtorėve, por ata krijuan kėshillin organizativ dhe dolėn nė protestė”, tha Nika, i cili punon aty qė nga viti 1988.
Ferronikeli u privatizua nė fundin e vitit 2005 pėr 30 milionė euro nga kompania Cunico Resources N.V., me seli nė Holandė, ndėrsa punėtorėt kishin fituar 75 pėr qind tė 20 pėrqindėshit qė u takonte me ligj, sipas Femi Nikės.
Nika tha se sindikatės nuk i ishte dhėnė ndonjė listė me emrat e punėtorėve tė cilėve nuk u ishte vazhduar kontrata e punės.
Punėtorėt kanė protestuar se edhe tė mėrkurėn do tė mbyllin hyrje-daljet e kompanisė nėse kompania nuk ndryshon vendim.
Kur u privatizua Ferronikeli, blerėsi i ndėrmarrjes obligohej qė brenda tri viteve tė investonte 20 milionė euro. Po ashtu, numrin e punėtorėve prej 1 mijė vetave blerėsi i ndėrmarrjes obligohej ta mbante nė punė edhe pėr dy vitet e ardhshme.
Nė vitin 2009 Agjencia Kosovare e Privatizimit ka konstatuar se blerėsi i kėsaj ndėrmarrje kishte pėrmbushur dhe kishte tejkaluar zotimet pėr investime e punėsim.
“Bordi i AKP-sė ka vendosur nė vitin 2009 qė ta lirojė nga monitorimi. AKP-ja mė nuk ka kompetenca mbi kėtė ndėrmarrje dhe nuk mund tė kėrkojė se sa punėtorė duhet t’i mbajė nė punė”, ka thėnė Ylli Kaloshi, zyrtar pėr marrėdhėnie me media nė AKP.
Kompania thotė se pėrveē qė nuk kishte mė obligime ligjore pėr tė mbajtur punėtorėt nė punė, ajo nuk e ka bėrė kėtė me qejf.
“Ferronikeli ėshtė munduar tė zgjidhė problemin duke shkėputur kontrata me kontraktorė tė ndryshėm dhe me mjete vetanke”, thotė zėdhėnėsi Ekrem Tahiri. “E kuptoj qė shumė njerėz nuk e besojnė kėtė, por kjo ka qenė masė e domosdoshme pėr tė mundėsuar vazhdimin e punės sė kompanisė pas rrethanave tė reja me krizėn globale ekonomike”.
Ai thotė se prodhimi nė Ferronikel ka mbetur i njėjtė, nė rreth 600 tonė, por se ēmimi i berzės ka ndryshuar duke e zvogėluar ēmimin e nikelit nė treg, se shumė kompani botėrore kanė bankrotuar dhe se nevoja pėr nikel ka rėnė. “Ka disa muaj qė Ferronikeli punon me 2 milionė euro humbje nė muaj. Kjo nuk ėshtė politikė, ėshtė thjesht biznes”.
Tahiri tha se menaxhmenti tash mendon se me kėtė masė 900 punėtorėt tjerė janė tė sigurt ashtu sikur edhe kompania.
Por lėvizja “Vetėvendosje” nė opozitė thotė se Ferronikeli ėshtė e interesuar vetėm “pėr pėrfitimet marramendėse vetjake” dhe se nuk ēanė “kokėn fare pėr impaktin negativ mjedisor dhe social”.
“Qendra e Lėvizjes Vetėvendosje! nė Drenas iu bėn thirrje tė gjitha institucioneve qendrore dhe lokale, politike e publike qė tė reagojnė ashpėr dhe ta detyrojnė fabrikėn e ‘Ferronikelit’ qė t’i kthej punėtorėt e larguar dhe t’i pėrmirėsoj kushtet e tyre nė punė”, ka thėnė kjo lėvizje nė njė komunikatė.
Drejtuesi i kėsaj lėvizje nė Drenas, Petrit Bajraktari, thotė se prodhimi nė kėtė ndėrmarrje muajin e fundit ka qenė mė i madh se ēdo herė mė parė, me 650 tonė, dhe se arsyetimet e saj pėr gjendjen e tregut global janė tė paqėndrueshme.
Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 1 Komentet)