Serbia Konfiskon Plaçkitjet e Luftës

Në bazë të një hetimi të filluar në vitin 2010 nga Vladimir Vukcevic, kryeprokurori i Serbisë për Krime Lufte, prokuroria hedh dyshime se Ljuban Devetak, i cili u shpall fajtor për krime lufte në Kroaci, përfitoi në mënyrë të paligjshme nga lufta në Kroaci gjatë viteve 1990.

Më 26 qershor, Trupi Gjykues i Gjykatës Speciale në Beograd dënoi Devetakun me dënimin maksimal prej 20 vitesh  burgim për krime lufte kundër civilëve në fshatin Lovas në Kroaci.
Sipas aktgjykimit, Ljuban Devetak ishte komandant i autoritetit ushtarako-civil në fshat, dhe si i tillë ishte përgjegjës për vrasjen e 40 civilëve jo-serbë.

Zyra e prokurorit në Serbi ka thënë se asetet e tanishme të Devetekut tejkalojnë fitimet e tij aktuale, dhe kanë vlerën e më shumë se 1,500,000 dinarëve [13,000 Euro].

Në gjyqin për krime në Lovas, dëshmitarët dëshmuan se Devetaku dhe anëtarë të tjerë të autoriteteve ushtarako-civile morrën para, stoli, dhe sende të tjera më vlerë ndërsa mbajtën fshatin e Lovas në rrethim.

Prokuroria për momentin po bën hetime financiare kundër 161 personave që dyshohen se kanë përfituar financiarisht nga krimet e luftës që kanë kryer. 

Artikulli fillimisht është botuar në Transitional Justice.