Foto: www.wikipedia.org/wiki/Bamir_Topi(E plotėsuar)
Presidentėt Topi dhe Jahjaga vlerėsuan marrėdhėniet e mira ndėrmjet dy vendeve dhe theksuan nevojėn e thellimit tė bashkėpunimit nė tė gjitha fushat.
Presidenti Topi theksoi se nuk do tė ketė ndarje tė Kosovės dhe se kjo histori ėshtė e pėrfunduar duke shtuar se tė gjithė duhet tė mėsohen me kėtė realitet dhe ‘ata qė e kanė njė ėndėrr tė deformuar’.
Presidentja Jahjaga tha: “Me Presidentin Topi kam pasur njė bashkėpunim jashtėzakonisht tė mirė, njė bashkėpunim shumė miqėsor, shumė tė sinqertė nė tė gjitha ēėshtjet. Unė i kam tė njohura mirė emocionet e Presidentit Topi pėr Kosovėn dhe popullin e saj.”
Presidenti i Shqipėrisė, Bamir Topi, pastaj takoi kryetarin e Prishtinės, Isa Mustafa, tė cilit i dorėzoi Urdhrin “Gjergj Kastrioti Skėnderbeu”, i cili i dedikohet qytetit tė Prishtinės.
Urdhėri ėshtė dhėnė “pėr rolin historik nė pėrpjekjet shekullore pėr liri dhe pavarėsi, pėr meritat e veēanta nė zhvillimin e lėvizjes kombėtare, pėrkrahjen e dijes dhe pėrparimin kulturor, pėr qytetarinė, sakrificat dhe kontributin e vazhdueshėm nė ruajtjen e traditės dhe forcimin e identitetit kombėtar”.
Mė kėtė rast kryetari i Prishtinės, Isa Mustafa duke iu falėnderuar presidentit Topi pėr vizitėn, tha se ka nderin ta presin presidentin e Shqipėrisė, por edhe qytetarin e nderit tė Prishtinės.
Qyteti i Prishtinės ėshtė dekoruar me flamujt e Kosovės dhe Shqipėrisė pėr nder tė vizitės sė ish-presidentit tė Shqipėrisė, Bamir Topi.
Topi u pritet nga Presidentja e Kosovės, Atifete Jahjaga, pati njė takim edhe me krye-kuvendarin, Jakup Krasniqi dhe me kryetarin e Prishtinės, Isa Mustafa.
Presidenti Topi mbajti fjalim rasti nė seancėn solemne tė Kuvendit tė Kosovės.
Topi do tė bėjė homazhe te varri i ish-presidentit tė Kosovės dhe do tė ketė njė vizitė tek familja Rugova.
Drekė pėr tė do tė shtrojė zėvendės kryeministri i Kosovės, Behgjet Pacolli.
Pėr ditėn e shtunė, Topi ka nė plan tė vizitoj Prekazin duke bėrė homazhe te Kompleksi i Jasharajve dhe vizitė familjes Jashari. Nė fund tė agjendės sė tij, ai do tė bėjė homazhe edhe nė kompleksin e Gllogjanit dhe vizitė familjes Haradinaj.
Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 1 Komentet)