Foto: Petrit RrahmaniNė ditėn e dytė tė prezantimit tė argumenteve mbyllėse nė gjyqin e ish kryeministrit tė Kosovės, Ramush Haradinaj, Lahi Brahimaj, dhe Idriz Balaj, avokati i Haradinajt, Ben Emmerson dorėzoi njė listė keqinterpretimesh qė ai dyshon se prokuroria ka bėrė me qėllim pėr tė ēorientuar gjykatėn.
“Tė nderuar, do t’iu duhet tė shikoni me shumė kujdes ēdo fusnotė nga prezantimi pėrfundimtar i prokurorit, sepse mė vjen keq t’iu raportojė se nė shumicėn e rasteve fusnotat nuk mbėshtesin citimet. Nė shumė raste fusnotat janė edhe haptazi kontradiktore me akuzat e prokurorisė,” tha Emmerson.
Avokati i Idriz Balajt, Guy Smith sulmoi gjithashtu besueshmėrinė e provave tė prezantuara nga prokuroria. Ai i bėri thirrje gjykatės tė ekzaminojė nėse dėshmitė e dėshmitarėve janė tė besueshme.
Duke folur tė hėnėn, prokurori i ICTY-sė, Paul Rogers i tha gjykatės se tė tre tė dyshuarit kishin autoritetin pėr tė parandaluar krimet e kryera nė kampin e burgimit nė Jabllanicė, por se pėrkundrazi i kishin inkurajuar ushtarėt e UĒK-sė pėr tė vrarė tė burgosurit nė kamp.
“Naser Lika, Ivan Zaris, Agron Berisha, Burim Bejtja dhe shumė dėshmitarė tė tjerė tė pėrmendur nė aktpadi u rrahėn dhe torturuar dhe disa prej tyre u vranė. Ramush Haradinaj i mbėshteti kėto krime”, tha prokurori.
“Por avokati i Balajt thotė se pasi pa dėshmitė e regjistruara tė disa dėshmitarėve, gjeti citate tė papėrfunduara, tė cilat ishin raportuar si prova, tė cilėt i jepnin njė anė shumė ndryshe dėshmive”.
“Se si zgjidhni tė merreni me kėtė, reflekton drejtpėrsėdrejti se si zgjidhni tė rishqyrtoni provat qė iu janė prezantuar. Dhe deri mė tani ėshtė e qarte se keni marrė prova nga prokurori, tė cilat erdhėn pėrmes ryshfeteve, kėrcėnimeve, torturave, dhe ka pasur keq interpretime,” tha Smith pėr panelin e gjyqtarėve.
Ekipi mbrojtės i Ramush Haradinajt e akuzoi prokurorinė e ICTY-sė se ka sajuar rastin kundėr klientit tė tyre, dhe i kėrkoi gjykatės ta shpallin tė pafajshėm.
Tė hėnėn, prokuroria kėrkoi pėr 20 vjet burgim pėr Haradinajn.
Haradinaj, Brahimaj, dhe Balaj u kthyen nė Tribunalin e Hagės, ICTY, pėr njė rigjykim tė pjesshėm pasi prokuroria e bindi gjyqtarin e apelit se nuk kishte dhėnė kohė tė mjaftueshme pėr tė dėgjuar provat nga dy dėshmitarė kyē.
Nė vitin 2008, Haradinaj dhe Balaj u liruan nga tė gjitha akuzat pėr krime lufte dhe krime ndaj njerėzimit gjatė luftės nė Kosovė, pas njė gjyqi tre vjeēar. Brahimaj u dėnua me gjashtė vite burgim pėr trajtim mizor dhe torturė.
Avokati mbrojtės i Lahi Brahimajt, Richard Harvey, pritet tė prezantojė argumentet e tij mbyllėse tė martėn. Trupi Gjykues i Tribunalit tė Hagės pritet tė dalė me njė gjykim nė dy muajt nė vijim.
Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 0 Komentet)