Zbogar: Nenet u Miratuan Pėrkundėr Kėshillave tė BE-sė

Zbogar dhe Thaēi, gjatė njė takimi tė mėhershėmZbogar dhe Thaēi, gjatė njė takimi tė mėhershėm
nga  Gazeta JnK
© Tė drejtat autoriale

Pėrfaqėsuesi Special i Bashkimit Evropian dhe shef i Zyrės sė BE-sė nė Kosovė, Samuel Zbogar, ka shprehur zhgėnjimin e tij pėr vendimin e Kuvendit tė Kosovės pėr t’i mbajtur nenet 37 dhe38 tė Kodit Penal tė cilat rrezikojnė lirinė e mediave nė Kosovė.

Zbogar ka shprehur keqardhjen qė vendime tė tilla merren pėrkundėr kėshillave tė vazhdueshme prej Bashkimit Evropian qė kėto nene janė nė kundėrshtim me konventat e Bashkimit Evropian dhe Acquis qė mbron lirinė e fjalės dhe tė mediave.

“Nenet pėr pėrgjegjėsinė penale dhe burimet e informacioneve do tė kenė ndikim negativ nė lirinė e shprehjes dhe lirinė e mediave nė Kosovė”, ka thėnė Zbogar.

“Bashkimi Europian mbetet thellėsisht i pėrkushtuar pėr tė promovuar lirinė e shprehjes dhe tė mediave si vlera tė rėndėsishme pėr konsolidimin e demokracisė se Kosovės, gjė qė ishte theksuar nė raportin e fundit tė progresit”, thuhet nė reagimin e pėrfaqėsuesit tė BE-sė nė Kosovė.

“Ėshtė pėr tė ardhur keq qė ky vendim merret menjėherė pas vizitės sė Komisionit Evropian nė Kosovė pėr tė vlerėsuar progresin dhe aftėsinė e Kosovės qė tė angazhohet nė negociata pėr Marrėveshjen pėr Stabilizim dhe Asociim. Pėr mė tepėr, kjo lė prapa Kosovėn nė kontekstin rajonal, pasi qė shumica e vendeve kanė hequr nenet tė cilat kriminalizojnė mediat pėr pėrgjegjėsitė e tyre”, thekson deklarata.

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 1 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Fshati nė Pushim
    Shiko arkivėn