Serbia pėr Bisedime tė Nivelit Tė Lartė

nga  Gazeta JnK
© Tė drejtat autoriale

Derisa bisedimet ndėrmjet Kosovės e Serbisė presin formimin e qeverisė sė re serbe, para se tė rifillojnė, Serbia ka njoftuar se ka ndėrmend tė ngrisė kėto bisedime nė njė nivel mė tė lartė.

Borislav Stefanovic, negociatori nė largim i Serbisė nė bisedimet me Kosovėn, thotė se raundi i ardhshėm i bisedimeve me Kosovėn do tė bėhet nga vetė Presidenti i Serbisė, ose nga Kryeministri.

Ky njoftim vjen pas vizitės sė Presidentit tė ri tė Serbisė, Tomislav Nikolic, nė Bruksel javėn e kaluar, i cili tha se pasi qė qeveria e re tė formohet Kryeministri do tė jetė ai qė i zhvillon bisedimet.

Serbia dhe Kosova filluan bisedime tė ndėrmjetėsuara nga Bashkimi Europian nė mars tė vitit 2011, tri vite pasi Kosova shpalli pavarėsinė.

Deri tani, tė dy palėt kanė arritur marrėveshje pėr lirinė e lėvizjes, njohjen reciproke tė diplomave universitare dhe pėrfaqėsimin e Kosovės nė takime rajonale.

Bisedimet pritet tė vazhdojnė menjėherė pas formimit tė qeverisė sė re tė Serbisė pas zgjedhjeve tė pėrgjithshme tė majit.

Stefanovic tha se dialogu ka dhėnė tashmė rezultate konkrete. “Tani do tė konsiderohen ēėshtjet politike, si pjesa veriore e Mitrovicės, mbrojtja e serbėve qė jetojnė nė jug tė Ibrit, dhe statusi i kishave Serbe dhe pronės”, tha ai.

Stefanovic i cili u emėrua nga qeveria qė tashmė po largohet, vuri nė dukje se ėshtė pozitiv fakti qė “Nikolic morri iniciativė nė rastin e Kosovės”, por gjithashtu shtoi se “ai duhet tė punojė me qeverinė e re lidhur me Kosovėn.”

Stefanovic kritikoi edhe Robert Cooper, ndėrmjetėsuesin e BE-sė nė bisedime, i cili po e viziton Beogradin, qė “po interpreton disa marrėveshje nė mėnyrėn e cila i konvenon Prishtinės, edhe pse nuk ka qenė ashtu gjatė bisedimeve nė Bruksel”.

Ndėrkohė, Jelko Kacin, raportuesi i Parlamentit Europian, tha se presidenti i ri i zgjedhur Nikolic u shfaq i gatshėm pėr dialog me tė gjithė zyrtarėt e Kosovės, pėrveē Kryeministrit tė Kosovės, Hashim Thaēit.

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 0 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Fshati nė Pushim
    Shiko arkivėn