Dėnohen Shefat e Sigurimit tė Shtetit nė Serbi

Njėsia e Operacionit Special tė Sigurimit tė Shtetit tė Serbisė | Foto: BetaNjėsia e Operacionit Special tė Sigurimit tė Shtetit tė Serbisė | Foto: Beta
nga  Marija Ristiq
© Tė drejtat autoriale

Ish-anėtarė tė Sigurimit tė Shtetit u dėnuan me njė total prej 22 vjetėsh burgim pėr tentimvrasjen e Vuk Drashkoviqit, lideri politik dhe ish-kundėrshtari i Slobodan Miloshevicit.

Milos Radonjiq, ish-shef i Zyrės sė Sigurimit tė Shtetit nė Beograd, u dėnua me tetė vjet, ndėrsa ish-shefat e njėsive, Stevan Basta dhe Ratko Romiq, u dėnuan secili me nga shtatė vjet.

Gjyqtarja kryesuese, Tatjana Sretenoviq, tha se gjatė gjyqit u vėrtetua se ishte kryer njė ofensivė e rėndė kriminale dhe se shumė dėshmitarė konfirmuan akuzat nė aktpadi.

Sipas aktpadisė, Radonjiq, Basta dhe Romiq ndihmuan tre anėtarė tė tjerė tė Njėsisė sė Operacionit Special tė Sigurimit tė Shtetit nė Serbi nė njė pėrpjekje pėr tė vrarė Drashkoviqin nė qytetin bregdetar malazez, Budva, nė qershor tė vitit 2000. Drashkoviq u plagos, por mbijetoi.

Gjatė sundimit dhjetėvjeēar tė Slobodan Milosheviqit, Sigurimi i Shtetit u pėrpoq disa herė tė vriste Drashkoviqin.

Nė njė sulm ndaj Drashkoviqit nė 1999, katėr anėtarė tė partisė sė tij politike u vranė. Pėr kėtė krim, lideri i njėsisė sė operacioneve speciale, Milorad Ulemek, bashkė me dy anėtarė tė tjerė tė njėsisė, u dėnuan me 40 vjet burgim.

Ulemek, i njohur si Legija, po vuan gjithashtu dėnimin me 40 vjet burg pėr rolin e tij nė vrasjen e presidentit serb, Zoran Gjingjiq, mė 12 mars 2003.

“Ky ėshtė njė hap i rėndėsishėm drejt ndalimit tė zyrtarėve tė shkallės sė lartė nė qeveri pėr tė eliminuar kundėrshtarėt e tyre, duke i vrarė. Shpresojmė qė ky aktgjykim do tė ndihmojė gjithashtu tė zgjidhė rastet e gazetarėve qė u vranė, vetėm sepse autoritetet nuk pėlqenin shkrimet e tyre”, tha Vladimir Gajiq, avokati i Drashkoviqit.

Drashkoviqi tha se ėshtė i kėnaqur me gjykimin dhe se nuk do tė kėrkojė pėr dėmshpėrblime nga shteti.

“Mė nė fund, 12 vjet pas 5 tetorit [kur Milosheviq u rrėzua nga pushteti], Sigurimi i Shtetit, skuadra e vdekjes parimore tė Slobodan Milosheviqit nuk ėshtė mė e paprekshme. Pėr tė gjithė ato vite kėto krime tė tmerrshme janė orkestruar nga Radonjiqi”, tha Drashkoviqi.

Njėsia e Operacioneve Speciale e Sigurimit tė Shtetit u formua nė vitin 1990 me urdhėr tė Slobodan Milosheviqit.
Njėsia drejtohej nga Jovica Stanishiq, shefi i Sigurisė sė Shtetit dhe Franko Simatoviq, shefi i Njėsisė sė Operacioneve Speciale, qė janė paditur tė dy nga ICTY pėr vrasje, persekutime nė baza politike, racore dhe fetare dhe akte ēnjerėzore gjatė konflikteve nė Bosnjė dhe Kroaci nga viti 1991 deri mė 1995.

Njėsia e operacioneve speciale ishte aktive gjatė konflikteve nė ish-Jugosllavi, zakonisht duke performuar operacione sekrete pėr shtetin si dhe dyshohet se kanė kryer vrasje masive nė Bosnjė, Kroaci dhe Kosovė.

Njėsia e shpėrbė nė 2003, kur njė numėr anėtarėsh u arrestuan ose vranė nė rrethana misterioze. Sidoqoftė, disa nga anėtarėt ende po punojnė pėr shtetin - ose nė Njėsinė e Policisė Speciale ose nė Ministrinė e Punėve tė Jashtme dhe atė tė Brendshme.

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 0 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Fshati nė Pushim
    Shiko arkivėn