Planet e Maqedonisė pėr tė shkurtuar 5 pėr qind tė buxhetit shtetėror pėr vitin 2012 nuk do tė ndalojnė punimet madhore nė kryeqytet, tė njohura si “Shkupi 2014”, bėnė tė qartė autoritetet.
Ministri i Financave, Zoran Stavreski, shpjegoi sė voni se ndėrtimet nuk do tė preken nga shkurtimi buxhetor prej 120 milionė eurosh, ndonėse “dinamika e ndėrtimit mund tė pėrshtatet”.
Mirėpo, ministri i Financave nuk zbuloi hollėsi tė mėtejme lidhur me financimin e projektit, apo si mendon t’i realizojė fondet nė kohė tė krizės sė skajshme nė tėrė Evropėn, e cila ka goditur edhe ekonominė vendore.
Ekonomistėt kanė dyshime nėse vetėm paratė nga tatimet do tė mjaftojnė pėr ta mbajtur tė gjallė kėtė projekt, madje disa besojnė se qeveria kohėve tė fundit po shpenzon fonde nga banka tė huaja dhe institucione financiare pėr tė paguar ndėrtimet e kėtij projekti.
“Pavarėsisht se si do tė realizohet financimi [i projektit], nė periudhėn afatgjatė barra e pagimit do tė bijė mbi tatimpaguesit”, tha Abdulmenaf Bexheti, profesor i ekonomisė nė Universitetin e Evropės Juglindore nė Tetovė.
Ai tha pėr Balkan Insight se nė periudhė afatshkurtėr, qeveria mund tė financojė projektin duke marrė kredi tė reja, apo madje edhe duke shitur fletėobligacione shtetėrore.
“Por pas dy apo tri viteve, tatimpaguesit do tė duhet ta kthejnė kredinė dhe meqė ‘Shkupi 2014’ ėshtė veēse nė ndėrtim e sipėr qė disa vite, faturat do tė fillojnė tė arrijnė sė shpejti”, theksoi ai.
Paratė pėr projektin, tė cilin mė 2010 e lansoi qeveria e qendrės sė djathtė e Nikola Gruevskit, janė menduar tė vijnė drejtpėrsėdrejti nga buxheti shtetėror nga linja e investimeve kapitale e cila kėtė vit kap shumėn prej rreth 350 milionė euro.
Kėto para pastaj shpėrndahen kryesisht nė tri institucione; Ministrinė e Kulturės, Shėrbimet Qeveritare pėr Komisionim dhe Ēėshtje tė Pėrgjithshme dhe Komunėn e Shkupit - Qendėr, nė territorin e sė cilės po kryhen ndėrtimet.
Gjithashtu, qyteti i Shkupit ka pranuar fonde proporcionalisht mė tė vogla si pjesė e projektit.
Ivana Bilbilovska, zėdhėnėse e Ministrisė sė Financave, tha pėr Balkan Insight se “tė gjitha pagesat pėr ‘Shkupin 2014’ janė realizuar nė mėnyrė tė duhur dhe nė kohė, nė pajtim me marrėveshjet me kontraktuesit”.
Por ministria nuk shpjegoi se si arrin tė sigurojė para nė kohė tė krizės dhe nuk pranoi tė zbulojė nėse njė pjesė e financimit erdhi nga kreditė e kohėve tė fundit.
Nė kohė tė uljes sė eksporteve dhe prodhimit industrial, tė shkaktuar kryesisht nga kriza evropiane, si dhe me rritje tė parashikuar ekonomike prej vetėm 1 pėr qind pėr vitin 2012, nė vetėm njė vit Maqedonia mori, apo u dakordua tė marrė, rreth 700 milionė euro nė kredi tė reja nga banka tė huaja dhe institucione financiare.
Kėtė maj, Banka Botėrore i ofroi Maqedonisė 100 milionė dollarė [rreth 75 milionė euro] pėr zbatimin e reformave ekonomike dhe pėr tė trajtuar ēėshtjet shėndetėsore, arsimore dhe tė mirėqenies sociale.
Mė herėt atė muaj, vendi mori njė kredi prej 250 milionė euro nga Deutsche Bank pėr tė mbyllur vakumin buxhetor.
Nė nėntor 2011, Maqedonia huazoi 130 milionė euro nga Deutsche Bank dhe Citibank me garanci tė Bankės Botėrore.
Marsin e kaluar, Maqedonia tėrhoqi 220 milionė euro nga linja kreditore mbrojtėse e FMN-sė.
“Kreditė e fundit pasqyrojnė logjikėn e qeverisė se duhet tė shpenzojė shumė mė shumė pėr tė rritur BPV-nė nė kohė tė krizės,” thekson profesori i ekonomisė nė Universitetin e Shkupit, Vanco Uzunov.
Sikurse Bexheti, Uzunov dyshon se njė pjesė e kėtyre parave tė huave janė destinuar pėr Shkupin 2014 dhe se pjesa mė e vėshtirė do tė vije pas disa viteve kur borxhi duhet tė kthehet dhe shteti do tė duhet t’i rrisė tatimet apo tė bėjė shkurtime shtesė nė shpenzimet publike.
“Ka metoda nė dispozicion [pėr tė kthyer paratė] por ato mund tė jenė tė dhimbshme pėr tatimpaguesit,” parashikoi ai.
Me frymėzim nga stilet arkitektonike tė Lashtėsisė Klasike, projekti "Shkupi 2014" parasheh ndėrtimin e rreth 20 ndėrtesave, duke pėrfshirė muzeve, teatrove, sallave pėr koncerte, hoteleve dhe zyrave administrative.
Gjithashtu, do tė ngriten mbi 40 statuja bronzi dhe mermeri pėr tė stolisur rrethinėn, duke pėrfshirė njė portė tė triumfit dhe njė obelisk.
Gjersa qeveria mbron projektin si renovim tė domosdoshėm pėr qytetin me pamje si tė lėnė pas dore, partitė opozitare kanė kritikuar kostot e tij.
Ata theksojnė se nė kohė tė pasigurisė ekonomike, ndėrtimi i skulpturave dhe fasadave imituese klasike nuk mund tė shihet si investim i dobishėm kapital.
Nė mungesė tė tė dhėnave zyrtare lidhur me kostot e projektit, ata kanė vlerėsuar se ato mund tė arrijnė deri nė 500 milionė euro.
Tė dhėnat tė paplota nė dispozicion nga Byroja e Prokurimit Publik tregojnė se vetėm katėr ndėrtesat e menaxhuara nga Ministria e Kulturės deri mė tani kanė kushtuar rreth 55 milionė euro.
Mė e shtrenjta ishte Teatri Kombėtar. Kontrata fillestare e vitit 2009 me kompaninė Beton Stip pėr ndėrtesėn ishte vetėm pėr 4.5 milionė euro.
Por nė disa vite tė fundit ministria ka nėnshkruar shtatė kontrata shtesė me kompani tė ndryshme pėr ndriēim, punime me dru, pajisje pėr skenė, dekorime skulpturore dhe tė tjera. Kėto kontrata pastaj rrisin shumėn nė 30 milionė.
“Kėto kontrata shtesė tė cilat pėrsėriten nė gati secilėn ndėrtesė – si dhe fakti qė qeveria flet vetėm pėr ‘investime kapitale’, pa cekur se sa prej tyre shkojnė pėr ‘Shkupin 2014’ – e bėjnė tė vėshtirė pėrcjelljen e fondeve,” tha Bexheti.
Disa ekspertė theksojnė se qeveria ka nėn mėngė njė metodė tjetėr pėr vazhdimin e ndėrtimit nė kohė tė problemeve financiare.
Nė korrik tė vitit 2010, Parlamenti miratoi ndryshimet nė Ligjin e Prokurimit Publik, duke i lejuar institucionet shtetėrore qė tė shtyjnė pagesat pėr kompanitė pėr punėt e realizuara me komisionim.
Dispozita pėrkatėse pėrcakton se nė rast tė shkurtimeve buxhetore, “pėrfituesit e buxhetit mund tė bėjnė ndryshime nė dinamikėn e realizimit dhe pagimit e punimeve tė porositura tė cilat dalin nga kontratat njėvjeēare duke nėnshkruar shtojca tė marrėveshjeve tė cilat mund tė zgjatin afatet pėr njė apo mė shumė vite”.
Ky ndryshim pėrcakton se edhe kompanitė nė fjalė edhe qeveria duhet tė japin pėlqimin pėr shtojca tė tilla.
“Pritet qė shumica e kompanive do tė pranonin vonesa tė shtyra nga shteti nė situata kur nuk kanė alternativa tjera dhe pėrballen me zvogėlim tė kėrkesės nga sektori privat,” shpjegon Bexheti.
Njė menaxher i lartė nė njė kompani tė madhe ndėrtimi i angazhuar nė projekt tha pėr Balkan Insight se kompanitė janė mirėnjohėse pėr punėt e porositura pėr Shkupin 2014.
“Ėshtė mirė qė shteti ka ndėrhyrė me projekte pikėrisht kur botėn e kaploi kriza financiare, e cila uli kėrkesėn pėr punė jashtė vendit,” tha ai.
“Ne kemi fatura tė papaguara nga shteti tė cilat kapin shumė milionėshe [euro]”, shtoi ai, duke shprehur bindjen se megjithatė paratė nė njė moment tė caktuar do tė vijnė.
“Nė kėtė kohė tė krizės ėshtė mė mirė tė presim pagesa vonė sesa tė mos i presim kurrė,” vazhdoi po ky burim.
Duket se nuk ka dyshim fare se kompanitė do tė krijojnė fitime tė majme nga projekti Shkupi 2014.
Ndryshe nga shumė segmente tjera tė ekonomisė, statistikat sugjerojnė se kompanitė e mėdha tė ndėrtimit tė angazhuara nė projekt, duke pėrfshirė Granit, Beton Skopje dhe Beton Stip, kanė realizuar fitime tė konsiderueshme vitin e kaluar.
Nė tremujorin e parė tė vitit 2011 Beton Skopje ka rritur fitimet e tij pėr 250 pėr qind, krahasuar me periudhėn e njėjtė tė vitit 2010, gjersa Beton Stip shėnoi njė kėrcim marramendės prej 1,700 pėr qind mė 2010.
“Megjithatė, ky nuk ėshtė indikator i vėrtetė i parasė aktuale tė gatshme tė inkasuar nga kompanitė, sepse kjo shifėr pėrfshin ēdo faturė pėr pagesė, pavarėsisht nėse paratė janė pranuar apo jo,” paralajmėroi Bexheti.
Ndėrkohė, madhėsia e vėrtetė e shumės sė borxhit shtetėror ndaj kompanive nė pėrgjithėsi ka qenė ēėshtje e diskutimeve tė nxehta gjatė disa viteve tė fundit.
Socialdemokratėt opozitarė janė tė mendimit se qeveria ka borxhe nė shuma tė mėdha ndaj kompanive, duke dėmtuar likuiditetin e tyre. Disa kompani kanė theksuar pikėrisht tė njėjtėn gjė, mirėpo kėtė e kanė cekur jozyrtarisht.
Nė anėn tjetėr, qeveria mbetet e heshtur lidhur me shifrat, por ngul kėmbė se i ka tė gjitha nėn kontroll.
Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 0 Komentet)