Jahjaga dhe JosipoviqPresidentja e Kosovės, Atifete Jahjaga, ėshtė pritur sot nė takim nga presidenti i Kroacisė, Ivo Josipoviq, me ftesė tė tė cilit po qėndron nė vizitė zyrtare nė Kroaci.
Presidentja Jahjaga, nė vizitėn zyrtare nė Kroaci ėshtė e shoqėruar nga zėvendėskryeministri Hajredin Kuēi, ministrja e Integrimeve Evropiane Vlora Ēitaku dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj.
Jahjaga, nė kuadėr tė vizitės sė saj nė Kroaci, qėndroi dje nė qytetet Poreq dhe Rovinj, ku zhvilloi takime me komunitetin shqiptar tė rajonit tė Istrės dhe u njoh me organizimin dhe angazhimin e tyre, ka njoftuar Zyra e Presidentes.
Ajo bisedoi me prefektin e Prefekturės sė Istrės, Ivan Jakovēiq, si dhe me udhėheqės tė tjerė lokalė, tė cilėt folėn pėr kontributin e komunitetit shqiptar nė kėtė rajon tė Kroacisė.
“Presidentja Atifete Jahjaga, duke iu drejtuar njė numri tė madh qytetarėsh shqiptarė qė jetojnė dhe punojnė nė rajonin e Istrės, tha se ka ardhur pėr t’i vizituar, qė si Presidente e Republikės sė Kosovės, t’ua pėrcjellė pėrshėndetjet nga atdheu, t’i shohė dhe tė bashkėbisedojė me ta, t’i ndajė hallet, si dhe tė dėgjoj propozimet dhe sugjerimet e tyre”, thuhet nė njė komunikatė pėr shtyp.
“Unė ndihem mirė dhe e di qė edhe ju ndjeheni mirė qė ndoshta pėr tė parėn herė nė histori, bisedojmė pa trysni, pa imponime, udhėheqės me popullin, sepse unė jam e zgjedhur nė saje tė pėrkrahjes tuaj dhe ne jemi njė, unė punoj dhe i shpreh interesat e vendit dhe popullit tim, vijoi Presidentja Jahjaga, duke shtuar se periudha e gjatė nėn okupim dhe karakteri ideologjik i pushtetit asnjėherė neve nuk na bėri qė ta duam udhėheqjen tonė dhe ta konsiderojmė qė i shpreh interesat e popullit”, ka thėnė me kėtė rast, Jahjaga.
Sipas njoftimit tė Presidencės, vizita e Jahjagės nė Kroaci po pėrcillet me interesim tė madh nga mediat. Gjatė qėndrimit nė Poreq, ajo u pyet tė komentojė deklaratat e presidentit tė ri tė Serbisė lidhur me Kosovėn.
Presidentja Jahjaga tha se Republika e Kosovės ėshtė shtet i pavarur, shtet sovran, ka integritetin e saj territorial, tė njohur ndėrkombėtarisht.
“Zgjedhjet nė vendet fqinje nuk ndikojnė nė Republikėn e Kosovės. Nuk do tė ketė ndarje tė Kosovės, nuk do tė ketė shkėmbim tė territoreve dhe nuk do ketė shkėmbim tė qytetarėve. E ardhmja e tė gjitha shteteve tė rajonit ėshtė nė integrimet evropiane dhe kjo nuk ka alternativė tjetėr”, ka thėnė Jahjaga.
Gjatė ditės sė sotme, Jahjaga do tė takohet edhe me kryetarin e Parlamentit tė Kroacisė, Boris Shprem dhe kryeministrin Zoran Milanoviq.
Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 1 Komentet)