Vdes Publicisti Bardh Hamzaj

Bardh Hamzaj (i pari majtas) gjatė njė debati nė Emisionin Bardh Hamzaj (i pari majtas) gjatė njė debati nė Emisionin "Jeta nė Kosovė", nėntor 2007
nga  Gazeta JnK
© Tė drejtat autoriale

Publicisti dhe ish-gazetari Bardh Hamzaj ka vdekur sot, nė moshėn 52-vjeēare, nga njė sulm nė zemėr. Hamzaj, i cili sė fundi punonte nė Gjykatėn Kushtetuese tė Kosovės, ka vdekur teksa gjendej pėr njė udhėtim zyrtar nė Shqipėri.

Hamzaj ka qenė kryeredaktor i gazetės sė pėrditshmes “Zėri”, nga viti 2000 deri mė 2009. Vite tė tėra ka punuar si gazetar dhe redaktor nė revistėn “Zėri”. Mė herėt, ai ka qenė pjesė e gazetės studentore “Bota e Re”, ku pėr njė kohė ishte edhe kryeredaktor i saj.

Ėshtė autor i disa librave me tematikė nga lufta e fundit dhe librave tė tjerė publicistikė.

Bardh Hamzaj u lind nė fshatin Gllogjan tė Deēanit mė 1960. Shkollėn fillore dhe tė mesme i kishte mbaruar nė vendlindje, ndėrsa Fakultetin  Filologjik, Dega Letėrsi dhe Gjuhė nė Universitetin e Prishtinės.

Gjykata Kushtetuese dhe kryetari i saj, Enver Hasani, i kanė shprehur ngushėllime familjes Hamzaj pėr kėtė humbje dhe tė gjithė atyre qė patėn rastin dhe fatin e mirė tė jenė bashkėpunėtorė tė tij.

Ngushėllime, familjes Hamzaj i kanė shprehur dhe drejtuesit e institucioneve tė Kosovės, sikurse dhe partitė politike.

Ceremonia e homazheve pėr Hamzajn do tė organizohet tė shtunėn, mė 2 qershor, nė hapėsirat  e American School of Kosova, te Pallati i Rinisė, nė Prishtinė, me fillim nė orėn 11.

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 0 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Fshati nė Pushim
    Shiko arkivėn