Kosova Merr Udhėrrėfyesin mė 14 Qershor

Fule dhe Kuēi, gjatė njė takimi tė mėhershėm Fule dhe Kuēi, gjatė njė takimi tė mėhershėm
nga  Gazeta JnK
© Tė drejtat autoriale

Bashkimi Europian njoftoi sot se ka finalizuar tekstin e Udhėrrėfyesit pėr Liberalizimin e Vizave, i cili pėrmban njė sėrė kushtesh qė institucionet e Kosovės duhet t’i plotėsojnė nė mėnyrė qė kosovarėt tė lėvizin pa viza nė Zonėn Schengen.

Lajmi ėshtė bėrė e dituar nga komisionerja pėr Ēėshtje tė Brendshme e Unionit, Cecilia Malmstrom. “Jam shumė e lumtur qė sot u miratua Udhėrrėfyesi pėr Liberalizimin e vizave pėr Kosovėn. Ky ėshtė njė hap i rėndėsishėm”, ka shkruar Malmstrom nė rrjetin social, Twitter.
 
Ministrja e Integrimeve Evropian, Vlora Ēitaku, iu ka thėnė medieve kosovare se mė 14 qershor do tė marrė zyrtarisht nė Bruksel udhėrrėfyesin, i cili ėshtė instrument para heqjes sė vizave edhe pėr kosovarėt si vendi i vetėm nė rajon qė nuk e ka pasur tė drejtėn e udhėtimit pa viza nė zonėn Schengen.

Po sot, nė Bruksel, Komisioni Europian ka nisur dialogun e strukturuar pėr sundimin e ligjit me Kosovėn. Pėr kėtė qėllim, nė kryeqytetin europian, ndodhet zėvendėskryeministri i Kosovės dhe ministėr i Drejtėsisė, Hajredin Kuēi; ministrja e Integrimeve, Vlora Ēitaku dhe ministri i Brendshėm, Bajram Rexhepi.

Nga ana e Komisionit Evropian, nė kėtė takim ka marrė pjesė komisionari pėr Zgjerim, Shtefan Fule dhe komisionarja pėr Punė tė Brendshme, Sesilia Malmstrom.

“Dialogu i strukturuar nuk ėshtė njė zėvendėsim i aspiratės evropiane, por bėhet me qėllim tė afrimit tė Kosovės me BE-nė. Kemi diskutuar pėr fushat si gjyqėsori, lufta kundėr korrupsionit, krimit tė organizuar. Kjo ėshtė njė qasje e re e Komisionit Evropian jo vetėm ndaj Kosovės, po tėrė rajonit, por Kosova ėshtė ndėr tė parat, qė pėrfiton nga kjo qasje e re”, ka thėnė Fule, duke folur pas nisjes sė dialogut, transmeton REL.

Ndėrkaq,  zėvendėskryeministri i Kosovės, Hajredin Kuēi, i ėshtė drejtuar komisionarit Fule, duke i premtuar se Kosova do tė jetė partnere e mirė dhe serioze drejt procesit integrues tė BE-sė.” Ne do tė pėrmbushim obligimet tona nė kėtė proces. Duam ta falėnderojmė Komisionin pėr pėrgjigjen pozitive pėr udhėrrėfyesin pėr liberalizimin e vizave dhe shpresojmė se vendet anėtare tė BE-sė do ta mbėshtesin kėtė proces”, ka thėnė Kuēi.

Takimi i sė mėrkurės nga zyrtarė tė Komisionit Evropian ėshtė vlerėsuar si njė takim i frytshėm dhe ėshtė shprehur shpresa se do tė vazhdojnė konsultimet dhe dialogėt nė kėtė fushė.

Fusha e rendit dhe ligjit ėshtė identifikuar nga Bashkimi Evropian si fushė qė ėshtė mė e ndjeshme nė tėrė rajonin e Ballkanit, sidomos nė Kosovė, prandaj gjithmonė kėrkohet nga kėto vende qė tė bėjnė mė shumė kundėr korrupsionit, krimit tė organizuar dhe nė reformimin e gjyqėsorit.

Po ashtu, pritet qė Komisioni Evropian tė vazhdojė tė ndihmojė autoritetet e Kosovės edhe nė fusha tjera, por siē ėshtė thėnė, prioritet janė fushat e rendit dhe ligjit, lufta kundėr korrupsionit, krimit tė organizuar dhe reforma gjyqėsore.

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 2 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    48 Orė Pa Ujė
    Shiko arkivėn