Daēiqi i Mbetet Besnik Marrėveshjes me Tadiqin

Pėrkrahėsit e Nikoliqit festojnė fitoren | Foto: AP/ BetaPėrkrahėsit e Nikoliqit festojnė fitoren | Foto: AP/ Beta
nga  Gazeta JnK
© Tė drejtat autoriale

Tomislav Nikoliqi i fitoi zgjedhjet presidenciale, qė u zhvilluan tė dielėn nė Serbi, por partia e tij e deritashme – Progresiste nuk pritet ta formojė qeverinė e ardhshme. Ivica Daēiqi, lideri i Socialistėve, me rol kyē nė zgjedhjet e pėrgjithshme, thotė se partia e tij do tė qėndrojė nė marrėveshjen e bėrė me Demokratėt e Tadiqit, pėr tė formuar njė qeveri tė pėrbashkėt.

Ivica Daēiē, lideri i Partisė Socialiste Serbe, ka thėnė se rezultati i zgjedhjeve tė djeshme pėr president tė Serbisė, nuk do tė ndryshojė marrėveshjen e koalicionit nė mes tė socialistėve dhe demokratėve pėr tė formuar qeverinė e re.

Tomislav Nikoliqi fitoi zgjedhjet presidenciale, hoqi dorė pozitėn e tij si udhėheqės i Partisė Progresive dhe do tė jetė fytyra e re e Serbisė, tė paktėn jashtė vendit.

Boris Tadiqi ka humbur garėn presidenciale, por nuk ka ndėrmend tė largohet nga kreu i Partisė Demokratike dhe duhet tė kuptojė se si koalicioni i tij do tė punojė me presidentin e sapozgjedhur.

Balkan Insight shkruan se fitorja befasuese e Nikoliqit hap shumė pyetje: Kush do tė jetė kryeministri i ri? Do qė tė qojė humbja e zgjedhjeve nė ndryshimet brenda Partisė Demokratike tė Tadiqit? Dhe ajo mė kryesorja, nėse Nikoliqi do ta kthejė Serbinė nė nacionalizmin e egėr tė viteve 1990-tė, duke rinovuar tensionet nė rajon?

Mediat evropiane, po ashtu, shtrojnė pyetjen nėse pas fitores si ish-radikalistit Nikoliq, Serbia do ta ndėrrojė kursin e saj proevropian.

Nė reagimin e parė, disa orė pas mbylljes sė vendvotimeve, ministri i Jashtėm suedez, Carl Bildt, ka theksuar se "Serbia nėn Nikoliqin duhet tė krijojė besim nė vullnetin e saj pėr tė ecur drejt Evropės dhe partneritetit nė rajon".

Parlamenti i ri i Serbisė duhet tė konstituohet deri mė 9 qershor, ndėrsa qeveria e re tė formohet brenda tre muajve.  Por kryetarja e parlamentit, Slavica Gjukiq – Dejanoviq, ka thėnė se Nikoliqi mund tė japė betimin edhe para Parlamentit aktual, ose tė presė pėrbėrjen e re.

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 0 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Fshati nė Pushim
    Shiko arkivėn