Promovohet Abetarja e Pėrbashkėt Shqipėri-Kosovė

Foto: ZKMFoto: ZKM
nga  Gazeta JnK
© Tė drejtat autoriale

Udhėheqės tė lartė tė Kosovės dhe Shqipėrisė, qytetarė tė shumtė, mėsimdhėnės e nxėnės, kanė marrė pjesė nė ceremoninė solemne tė promovimit tė Abetares sė pėrbashkėt Shqipėri-Kosovė.

Kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi, e vlerėsoi Abetaren e pėrbashkėt si libėr bazė tė kulturės dhe si si njė tė arritur historike, ndėrsa tha se kjo ngjarje po shėnohet nė kryeqytetin shpirtėror tė shqiptarėve - Prizren, dhe atė nė vitin jubilar tė 100-vjetorit tė pavarėsisė sė Shqipėrisė.

“Kjo ėshtė abetare e lirisė, demokracisė, e Kosovės evropiane, Shqipėrisė evropiane dhe shqiptarėve evropianė. Kjo e arritur ėshtė rezultat i pėrpjekjeve tona shekullore", u shpreh Thaēi.

Ndėrsa, kryeministri i Shqipėrisė, Sali Berisha i falėnderoi tė dy ministrat e arsimit pėr realizimin e abetares sė pėrbashkėt, tė cilin e quajti "libėr i tė gjitha librave". "Abetarja ka bėrė rrugė shekullore pėr tė arritur nė duart tuaja", iu drejtua ai fėmijėve nė Qendrėn Sportive "Sezai Surroi".

"Tė dashur fėmijė, libri qė ju merrni sot ėshtė Abetarja mė e re qė botohet tė trevat shqiptare, por ajo sė bashku me germat, ilustrimet, bartė ėndrrat e vjetra tė shumė gjeneratave tė shqiptarėve, bart sakrificat e shqiptarėve nga Skėnderbeu deri te luftėrat ēlirimtare, bart idealin e shqiptarėve", vazhdoi Berisha.

Mė pas, presidentja Jahjaga, kryeministrat Berisha e Thaēi, ministrat e Arsimit tė tė dy vendeve, Tafaj e Buja, figurativisht bėnė zbulimin e shkronjave dhe pėr disa vogėlushė edhe shpėrndanė Abetaren.

Abeterja e pėrbashkėt Shqipėri-Kosovė ėshtė punė e ko-autorėve nga tė dyja shtetet, Mimoza Xhokutaj dhe Shezai Rrokaj nga Shqipėria, si dhe Saranda Pozhegu dhe Islam Krasniqi nga Kosova.

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 1 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Fshati nė Pushim
    Shiko arkivėn