MitrovicaPolicia ka njoftuar se J. Miljkoviq (1975), i pėrkatėsisė etnike serbe, ėshtė arrestuar nga hetuesit rajonalė, mbi bazėn e dyshimit tė arsyeshėm, tė pėrfshirjes sė tij nė grup gjatė vandalizmit nė njė pikė kontrolli dhe dėmtim tė pronės sė policisė sė Kosovės, nė zonėn e “Tre Rrokaqiejve” nė veri tė Mitrovicės, gjatė prillit 2012.
“I dyshuari, ėshtė arrestuar sot nė orėt e mėngjesit, nė fshatin Suhadoll tė Mitrovicės, ndėrsa i njėjti ėshtė shoqėruar nė drejtorinė rajonale tė Policisė nė Mitrovicė, pėrkatėsisht nė sektorin e hetimeve rajonale, ku edhe ėshtė nė fazėn e intervistimit nė prani tė avokatit tė tij mbrojtės”.
Hetuesit rajonalė janė duke e intervistuar Miljkoviqin nė cilėsi tė dyshuarit pėr pėrfshirje nė grup nė vepra penale “dėmtim tė pronės sė luajtshme” tė Policisė sė Kosovės, dhe “mosrespektim tė urdhrave tė zyrtarėve tė Policisė sė Kosovės”.
Lidhur me arrestimin e tė dyshuarit, njė grup prej 50 qytetarėve nė veri tė Mitrovicės, nė formė proteste, kanė bllokuar rrugėn “Kolashini” nė afėrsi tė “tre rrokaqiejve”, ka njoftuar Besim Hoti, zėdhėnės i policisė nė Mitrovicė.
Situata thuhet se ėshtė duke u monitoruar dhe kontrolluar nga Policia e Kosovės.
Pika statike e policisė ishte vendosur mė 9 prill nė afėrsi tė “Tre Rrokaqijve”, me urdhrin e ministrit tė Brendshėm, Bajram Rexhepi, pas tensionimit tė situatės nė kėtė pjesė.
Por, kontejneri i policisė, vetėm disa minuta pas vendosjes ishte demoluar nga njė grup serbėsh, qė ishin mbledhur pas lėshimit tė sirenave, i cili shfrytėzohet nė raste tė tilla nga grupet e organizuara ekstremiste nė veri.
Vendosja e pikės sė policisė ishte ndėrmarrė pas kėrkesave tė banorėve shqiptarėve, njė ditė pas sulmit me bombė nė banesėn e njė shqiptari nė afėrsi tė urės sė Ibrit. Kryefamiljari Selver Haradinaj mbeti i vrarė, kurse fėmijėt dhe bashkėshortja e tij mbetėn tė plagosur, Ende askush nuk ėshtė arrestuar pėr kėtė sulm, i cili nga institucionet e Kosovės ėshtė quajtur terrorist.
Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 1 Komentet)