Rrah Gruan Shkaku i Xhirollogarisė

Foto ilustrim: FlickrFoto ilustrim: Flickr
nga  Erėlehta Popaj
© Tė drejtat autoriale

L. M., mėsimdhėnėse nga fshati Astrazub tė Malishevės, ka hapur njė llogari kursimi pėr vajzėn e saj trevjeēare. Por, bashkėshorti i saj ka insistuar qė tė ketė qasje nė kėtė llogari. I dehur, 34-vjeēari e ka rrahur gruan qė po mundohej t’i siguronte njė tė ardhme mė tė mirė vajzės sė tyre. Gruaja, shtatzėnė nė muajin e tetė, e ka paraqitur rastin nė polici.

Njė 34-vjeēar nga fshati Astrazup i Malishevės, po mbahet nė paraburgim, pasi nė gjendje tė dehur e ka goditur gruan e tij, duke i shkaktuar lėndime tė lehta trupore.

Sherri kishte nisur pasi L. M. kishte hapur njė xhirollogari nė emėr tė vajzės sė tyre trevjeēare, ku do tė kursente ēdo muaj njė shumė tė hollash nga rroga e saj si mėsimdhėnėse.

M. M., pasi kishte mėsuar pėr ekzistimin e kėsaj llogarie, ka insistuar qė tė kėtė qasje nė tė, por kjo ėshtė kundėrshtuar nga mėsuesja.

E dėmtuara ėshtė nė muajin e 8-tė tė shtatzėnisė dhe nga martesa kanė edhe njė vajzė 3-vjeēare.

Prokuroria Komunale nė Prizren e ka kualifikuar veprėn si shkaktim i “lėndimeve tė lehta trupore”, sipas nenit 153, paragrafi 4, lidhur me paragrafin 2 dhe 1, tė Kodit Penal tė Kosovės.

Nė raportin e stacionit policor nė Malishevė, tė dorėzuar nė prokurori me anė tė tė cilit ėshtė ngritur propozimi akuzues, thuhet se ēifti edhe mė herėt kanė pasur probleme ndėrmjet tyre. Ndėrsa marrėdhėniet sė fundi janė acaruar dhe kanė ardhur nė atė pikė, saqė i pandehuri ka rrahur dhe kėrcėnuar bashkėshorten e tij.

Prokurori komunal i ēėshtjes propozoi qė ndaj tė akuzuarit tė caktohet masa e paraburgimit prej 30 ditėsh, pasi qė i akuzuari veprėn e ka kryer nė rrethana familjare dhe nė gjendje tė dehur dhe se ekziston rreziku qė tė njėjtėn vepėr ta pėrsėrisė.

Kjo u kundėrshtua nga avokati i tė pandehurit, i cili kėrkoi nga gjykata qė tė pandehurit t’i caktohet masa e arrestit shtėpiak. Por ky propozim nuk u aprovua nga gjykata.

Nė kėtė ēėshtje, gjykatės i lejohet qė nė afat sa mė tė shkurtėr kohor tė caktojė seancėn kryesore pėr veprėn penale, pėr tė cilėn ngarkohet i pandehuri, me qėllimin qė marrėdhėniet nė mes kėtyre dy bashkėshortėve tė mos acarohen edhe mė tutje.

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 0 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Fshati nė Pushim
    Shiko arkivėn