Zharku Jep Dorėheqje, Akuzon EULEX-in

Xhabir Zharku | Foto: kk.rks-gov.netXhabir Zharku | Foto: kk.rks-gov.net
nga  Shengjyl Osmani
© Tė drejtat autoriale

Kryetari i Komunės sė Kaēanikut, Xhabir Zharku, ka njoftuar sot dorėheqjen e tij nga posti, pasi Gjykata Supreme ka konfirmuar dėnimin e tij prej tre vjetėsh nė burg, pėr shkak tė veprės penale tė “detyrimit”. Zharku tha se ėshtė i detyruar tė japė dorėheqje shkaku “i vendimit tė padrejtė dhe politik tė EULEX-it”.

Kryetari i deritashėm i Kaēanikut e bėri publike dorėheqjen para stafit tė tij tė ngushtė dhe zyrtarėve komunalė, me tė cilėt tha se ka punuar sė bashku deri mė sot, tri ditė pasi Gjykata Supreme konfirmoi dėnimin e tij pėr veprėn penale tė “detyrimit”.

Lajmi edhe zyrtarisht ėshtė konfirmuar edhe nga zyra e informimit e komunės sė Kaēanikut.

Nė tekstin e dorėheqjes,  tė botuar edhe nė ueb faqen zyrtare tė komunės sė Kaēanikut, Zharku thotė se gjatė mandatit “pėr asnjė moment nuk kam bėrė asnjė veprim kundėrligjor dhe qė dėmton qytetarėt, por tėrė energjinė e kam shpenzuar pėr njė jetė mė tė mirė pėr qytetarėt e Kaēanikut”. Ai vazhdon se ka qenė “i pakompromis nė luftimin e dukurive negative”.

Rreth arsyeve pėr dorėheqjen e tij, Zharku ka thėnė se ėshtė i detyruar tė japė dorėheqje nga posti i kryetarit tė komunės, dhe njėherėsh edhe nga posti i kryetarit te degės sė PDK-sė nė Kaēanik, jo nga dėshira, “por nga vendimi i padrejtė dhe politik i EULEX-it, tė cilėt kanė pėrdor dhe keqpėrdorur matrapazėt dhe spekulantėt Shefqet Luri, Xhelil dhe Azem Suma, tė njohur nė kėto anė pėr gjėra tė tilla”.

Ai pretendon se ėshtė dėnuar nė mėnyrė tė padrejtė pėr ndėrmjetėsim, pėr tė cilin ėshtė ftuar nga palėt e lartcekura, pėr t’ua lehtėsuar procesin pėr tė arritur njė marrėveshje. 

“Ėshtė tejet e pakuptueshme si mund tė dėnohet dikush qė ndėrmjetėson pėr tė evituar konfliktet mes palėve, ose pse tė behet selektim kur dihet se si ndėrmjetėsues ka qenė edhe Emrush Suma, i cili merret vetėm si dėshmitar nė kėtė proces. Natyrisht se nuk do koment qė ky vendim ėshtė politik dhe i turpshėm pėr ata qė thirren se kanė ardhur tė ndihmojnė Kosovėn pėr rend e ligj”, thuhet mė tej nė letrė Zharkut.

Zharku vazhdon mė tutje akuzat kundėr Misionit tė BE-sė pėr Zbatimin e Ligjit nė Kosovė – EULEX, duke shprehur bindjen se edhe nė kėtė mision ka korrupsion.

“Shfrytėzoj nga rasti qė tė njoftoj publikisht opinionin dhe organet e EULEX-it se nė EULEX ka korrupsion dhe keqpėrdorim detyre,dhe jam i gatshėm tė dėshmoj me argumente”, thotė Zharku.

Nė fund tė letrės, Zharku potencon se do tė vazhdoj tė jetė besnik i PDK-sė dhe nė tė njėjtėn kohė i bėn thirrje elektoratit dhe simpatizantėve tė PDK-sė qė tė jenė tė mobilizuar pėr njė fitore tė re tė PDK-sė, nė zgjedhjet e jashtėzakonshme qė tani duhet tė shpallen pėr kryetar tė ri tė Kaēanikut.

Gjykata Supreme e Kosovės, tė martėn vėrtetoi aktgjykimin e shkallės sė parė kundėr Zharkut. Ai do tė vuajė tre vjet burgim pėr veprėn penale tė detyrimit. Si pasojė edhe kjo komunė pritet qė brenda 45 ditėsh tė shkojė nė zgjedhje tė parakohshme.

Mė 21 prill 2011, Gjykata e Qarkut nė Prishtinė e kishte shpallur Xhabir Zharkun fajtor pėr kryerjen e veprės penale tė zhvatjes dhe posedimit tė paligjshėm tė armės. Ai ishte dėnuar me tri vite burgim dhe i ishte shqiptuar gjoba prej 1,500 euro pėr akuzėn e posedimit tė paligjshėm tė armės.

Ēėshtja kishte tė bėnte me njė rast tė vitit 2006, kur ishte privatizuar nga AKM-ja njė fermė e deleve nė fshatin Rakaj tė Ferizajt. Tė dėmtuarit nė kėtė rast, Xhelil dhe Emrush Suma, kishin qenė fitues tė tenderit si ofertues tė parė. Mirėpo, pas kėrcėnimeve nga tė akuzuarit nė fjalė, fituesit ishin detyruar tė tėrhiqen, pėr ta fituar atė, tani i dėnuari Arsim Kolshi, i cili kishte qenė ofertuesi i dytė.

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 2 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Kompleksi Memorial Zahir Pajaziti- Orllan
    Shiko arkivėn