Shqipėria Lejon Hetimin e EULEX-it pėr Organet

Foto ilustrim: eulex-kosovo.euFoto ilustrim: eulex-kosovo.eu
nga  Besar Likmeta
© Tė drejtat autoriale

Parlamenti i Shqipėrisė miratoi njė ligj tė enjten, duke i dhėnė EULEX-it fuqi tė gjera pėr tė hetuar dyshimet se Ushtria Ēlirimtare e Kosovės, UĒK, mori organe tė tė burgosurve serbė nė Shqipėri.

Drafti u miratua nė parlament me votat e mazhorancės qeverisėse tė qendrės sė djathtė, dhe socialistėve nė opozitė.

Ligji do t’i japė fuqi tė mėdha Misionit tė Sundimit tė Ligjit tė BE-sė nė Kosovė, EULEX, tė thėrrasė dėshmitarėt dhe tė kėrkojė vende nė Shqipėri, tė marrė prova dhe ēdo material qė mendohet se ėshtė i rėndėsishėm.

Dick Marty, raportuesi i tė drejtave tė njeriut nė Kėshillin e Europės, lėshoi njė raport nė dhjetor tė vitit 2010, duke i lidhur ish-luftėtarėt e UĒK-sė, duke pėrfshirė kryeministrin e Kosovės, Hashim Thaēi, me krim tė organizuar dhe duke i akuzuar pėr marrje tė organeve tė tė burgosurve serbė dhe tė tjerėve nė Shqipėri. 


Kosova dhe Shqipėria kanė mohuar dyshimet, por kanė rėnė dakord tė marrin pjesė nė hetimin ndėrkombėtar nė akuzat.

Miratimi i draftit nė parlament u mirėprit nga ambasada amerikane nė Tiranė, si shenjė e Shqipėrisė pėr pėrkushtim nė vlera europiane. 


“Ambasada e Shteteve tė Bashkuara e mirėpret miratimin e ligjit pėr bashkėpunimin me Task Forcėn e Hetimeve Speciale tė EULEX-it, me konsensus, dhe e shikon atė si tregues tė pėrkushtimit tė Shqipėrisė nė integrimin europian dhe bashkėpunimin rajonal”, thuhet nė deklaratė. 


“Task Forca ka mbėshtetje tė plotė nga Shtetet e Bashkuara. Presim njė hetim tė thellė dhe tė mirė, tė bėrė me transparencė dhe bashkėpunimin e plotė tė autoriteteve lokale dhe kombėtare”, shtoi ambasada.

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 0 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Fshati nė Pushim
    Shiko arkivėn