Strukturat e Armatosura Sollën Gjeneral Dikovic’in

Qendra për Studime Euro-Atlantike (CEAS) ka thënë se zgjedhja e gjeneralit Ljubisa Dikovic, i cili ka qenë komandant i brigadës së 37-të gjatë luftës në Kosovë, është një dorëzim i shtetit para trysnisë që vijnë nga strukturat e armatosura të Serbisë.

Qendra rithekson se serbia vuan nga mangësi të rrezikshme në reformat e sektorit të sigurisë duke shtuar se kjo çështje ka mbetur anash, si nga bashkësia ndërkombëtare, ashtu edhe nga mediat në Serbi. 

“Reforma e sektorit të sigurisë, e cila mirret jo vetëm me masat strukturore dhe normative, por edhe për personelin e duhur, ashtu si edhe në shumë reforma tjera në Serbi, është e kufizuar nga politika aktuale serbe për Kosovën, apo udhëheqja serbe nuk ka forcë politike për të kryer plotësisht reformën, ose për shkak të një rezistence të fortë që vie nga strukturat e sigurisë,” thuhet në kumtesën për shtyp të CEAS.

Kjo qendër thotë se asnjëra nga këto skenare nuk kontribuon në demokratizimin e mëtejshëm të Serbisë. 

“Në mënyrë që të arrijë objektivat e saj, udhëheqësia serbe është e gatshme të lërë pas dore përgjegjësitë për shumë krime të kryera në Kosovë gjatë vitit 98-99 dhe të vazhdojë me praktikën e epokës së Milosevic’it  të promovimit të atyre që mbajnë përgjegjësi për krimet,” thuhet në kumtesë.

CEAS tha se këtë çështje e kishte ngritur Fondi për të Drejtën Humanitare, HLC e udhëhequr nga Natasa Kandic, dhe e cila kritikon ministrinë e mbrojtjes që nuk punon për reformat demokratike për vendin.

Organizata kishte protestuar kundër praktikës së njëjtë që kishte ndodhur në vitin 2009, kur gjenerali Mladen Cirkovic, komandant i ushtrisë serbe, ishte emëruar zëvendës Shef i Shtabit.

Shteti i Serbisë kishte siguruar justifikim zyrtar për këtë takim, thotë CEAS, duke deklaruar se Cirkovic ishte një profesionist, me përvojë të madhe në ushtrinë dhe atë luftarake. Ai ishte komandant i brigadës së 15-të blinduar gjatë luftës në Kosovë dhe se ai u dekorua për guximin e tij nga regjimi i Milosevic’it. 

Kjo organizatë thotë se zyrtarët shtetëror të serbisë kishin dështuar për të informuar opinionin serb se Cirkovic ishte gjithashtu në listën e zezë të BE’së dhe se ai ishte në nivelet e sipërme në zinxhirin komandues, vetëm një hap më poshtë nga ata që përfunduna në Hagë. “Për fat të keq, pas tërheqjes së tij, Cirkovic u emërua si këshilltar i ministrit të mbrojtjes Sutanovac,” thotë CEAS.

CEAS është një organizatë think-tank dhe një prej qëllimeve të saj është që përmes punës hulumtuese të ofroj sugjerim inovative dhe zgjedhëse të fortësimit të demokracisë liberale në serbi. 

Kjo organizatë ia kishte parë për të madhe ministrisë së mbrojtjes, e cila në mungesë të argumenteve valide kishte thënë se organizatat e shoqërisë civile nuk kanë të drejtë ‘të jenë pjesë e kontrollit demokratik te forcat e armatosura’. 

Ministria kishte thënë se këtë të drejtë ia jep Kushtetuta e vendit dhe ligji i ushtrisë.  

Organizata thotë se përfaqësuesit e ministrisë së mbrojtjes dhe “gazetarët e tyre” de pse Fondi për të Drejtën Humanitare ka ngritur këtë çësthje ku shteti serb është duke negociuar me Kosovën.

CEAS kishte kundërshtuar argumentin e ministrit të mbrojtjes Sutanovac se në cdo shtet, pozitën e shefit të shtabit e zë një person që ka merita lufte.

“Janë shtete të rralla që emërojnë oficerë për pozita të larta deri sa trupat e tij kanë dosje të krimeve të luftës,” thotë CEAS.

Kjo organizatë po ashtu ka kundërshuar argumentin e ministrisë së mbrojtjes dhe Zyrës së Prokurorit të Krimeve të Luftës të Serbisë, se konfirmimi i mjaftueshëm i një personi me ‘duar të pastra’ është se gjeneralët nuk ndiqen nga Tribunali i Hagës.

Kritikë e ashpër i porositet edhe mediave të rëndësishme në Serbi për mos publikimin apo transmetimin e lajmërimeve të HLC për këtë punë.

Përkundrazi, këto media kishin publikuar mohimet e ministrisë.  

Organizata i bënë thirrje presidentit Boris Tadic të jep arsyet e tij para publikut serb, për zgjedhjen e gjeneralit Dikovic dhe po ashtu të konsiderojë shqyrtimin e këtij vendimi.