
Ditėt e verės janė ditėt kur afrohemi mė sė shumti me diasporėn tonė. Nga e tėrė Evropa e mė larg, familjarėt qė jetojnė me vite jashtė Kosovės, vėrshojnė me vetura, autobusė e aeroplanė, tek familjet e tyre pėr t’u ēmallė, pėr tė sjellė tė holla e dhurata, por nganjėherė edhe pėr tė gjetur njė nuse a burrė. Shumė prej tyre kanė ėndėrruar me vite ditėn kur do tė kthehen tė jetojnė pėrgjithmonė nė Kosovė, por shumė pak prej tyre po e bėjnė kėtė. Jo pse nuk e duan Kosovėn, por sepse Kosova nuk po u krijon ende kushte qė tė kthehen e tė jetojnė njė jetė normale.
Pjesa me e madhe e shqiptarėve tė Kosovės qė e pėrbėjnė diasporėn, kanė ikur nga Kosova, prej hallit e jo me dėshirė, qoftė pėr tė gjetur punė e pėr tė ushqyer familjen nė Kosovė, qoftė pėr t’i ikur represionit. Secili prej tyre ka jetuar me shpresėn, apo edhe bindjen, qė njė ditė do tė kthehet nė Kosovė dhe tė vazhdojė jetėn aty ku e kishte lėnė. Madje shumė ende e quajnė veten me togfjalėshin e farkėtuar shumė moti - “tė punėsuar pėrkohėsisht nė botėn e jashtme”.
Por, pėr disa, kjo “pėrkohėsisht” zgjati tėrė jetėn e tyre dhe vetėm kur dolėn nė pension u kthyen nė Kosovė. Pėr shkak se ishin “pėrkohėsisht” nė gurbet, shumė shqiptarė tė Kosovės nuk synuan tė integrohen nė shoqėritė nė tė cilat jetuan, qoftė nė Gjermani, nė Zvicėr, nė Austri, apo gjetkė. Duke i ikur integrimit, kėta jetuan nė margjinat e shoqėrisė nė tė cilėn shkuan tė jetojnė. Nuk kėrkuan jetė mė tė mirė, nuk kėrkuan punė mė tė mirė e nuk kėrkuan as shkollim pėr fėmijėt e tyre. Tėrė familja jetonte pėr ditėn kur do tė kthehej nė Kosovė, nga e cila ishin larguar pa dėshirėn e tyre. E duke jetuar nė margjina filluan tė bashkėpunojnė me grupet e tjera qė jetojnė nė margjina, e qė shpeshherė janė grupe qė jetojnė larg ligjit, e mė afėr krimit.
Mė nė fund, diaspora ėshtė e lirė tė vijė dhe ta shohė Kosovėn. Por, nė vend se tė mbesin kėtu, shumė prej tyre kthehen tė zhgėnjyer me atė qė u ofron vendi i tyre. Ndonėse, Qeveria e Kosovės ka themeluar Ministrinė pėr Diasporė, nuk ėshtė parė qė kjo ministri tė ketė qenė kreative dhe tė bėjė pėr diasporėn diē qė nuk ėshtė bėrė mė parė. Ndonėse, diaspora asnjėherė nuk ka kursyer pėr ta ndihmuar Kosovėn - ka financuar shtetin “nė ekzil” nė vitet 90-tė, ka financuar luftėn si dhe rindėrtimin e pasluftės - institucionet e Kosovės asnjėherė nuk kanė krijuar mekanizma pėr tė ndihmuar diasporėn qė tė investojė nė zhvillimin e Kosovės.
Miliardat e ardhur nga diaspora, pasi e bėjnė njė xhiro nė Kosovė, “eksportohen” nga Kosova pėr nė Serbi, Maqedoni, Slloveni e deri nė Kinė. Pak prej tyre qė kanė provuar tė investojnė nė Kosovė janė larguar tė pakėnaqur me kushtet qė u ka ofruar Kosova pėr tė bėrė biznes.
Ndihma qė e dėrgon sot diaspora - e nga e cila ende mbijetojnė shumica e familjeve nė Kosovė - ėshtė ndihma mė sė paku e dobishme pėr Kosovėn. Nė vend se tė nxisė zhvillimin e Kosovės, kjo ndihmė e drejtpėrdrejtė, pa u kthyer nė investim tė mirėfilltė, po e ngufat zhvillimin e fuqisė punėtore nė Kosovė. Disa anketa, qė pėr fat tė keq nuk janė parė tė bėhen publike, kanė zbuluar se numri mė i madh i tė papunėsuarve nė Kosovė ėshtė tek familjet qė kanė ndonjė familjar tė punėsuar diku nė perėndim.
Familjarėt e gurbetqarėve qė jetojnė nė Kosovė nuk pranojnė “tė bėjnė ēfarėdo pune” dhe mė me dėshirė pranojnė tė jetojnė me ndihmat e vėllezėrve e motrave qė jetojnė jashtė. Njė anketė kishte gjetur se shumė prej kosovarėve, ndonėse tė papunė, nuk pranojnė tė bėjnė ēdo punė. Madje, njėri kishte preferuar qė tė punojė vetėm si “zėvendėsdrejtor”. As mė shumė e as mė pak. Si zėvendėsdrejtor i ka privilegjet e drejtorit, por jo edhe pėrgjegjėsinė e drejtorit.
Kjo ilustron shumė mirė “dėmin” qė po e shkakton ndihma nga diaspora dhe dėshtimi i institucioneve tė Kosovės qė tė gjejnė mėnyra qė tė kanalizojnė kėtė ndihmė, nė forma qė do tė kontribuonin nė zhvillimin e qėndrueshėm ekonomik tė Kosovės. Nė botė ka shumė shembuj kur shtetet kanė zhvilluar programe pėr tė menaxhuar ndihmėn e diasporės - Izraeli dhe Greqia vijnė menjėherė nė mend - dhe Kosova mund tė mėsojė nga kėto shtete.
Deri mė tani, qeveritė e Kosovės nuk i kanė ofruar diasporės kosovare mė shumė sesa koncerte tė estradės dhe mundėsi qė tė marrin “letėrnjoftimin” edhe ditėn e diel. Ndonėse edhe kėto janė tė mirėseardhura nga diaspora, ajo nė fakt ka nevojė pėr mė shumė. Diaspora mund tė ndihmojė mė shumė sesa qė po lejohet tė ndihmojė. Por, nėse Kosova nuk do t’i ndihmojė vetes, atėherė as dikush qė e do shumė – sikur diaspora – nuk do tė jetė nė gjendje ta ndihmojė.
Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 4 Komentet)