Besa Shahini

Suksesi i Intervenimeve Ndėrkombėtare

nga   Besa Shahini
© Tė drejtat autoriale

Mėsimi (i gabuar) qė ėshtė marrė nga Bosnja dhe Kosova, pas ndėrprerjės sė suksesshme tė gjakderdhjes nė tė dy vendet, ėshtė se intervenimi mund tė bėhet gjthkund dhe mund tė ndihmojė nė ndėrrimin e regjimeve tė dėmshme dhe mund tė ndėrpres konflikte tė brendshme. Por kur ky mėsim u aplikua nė Afganstan dhe Irak, pasojat dolėn shumė keq.

Dy dekadat e fundit kanė parė njė rritje marramendėse tė literaturės mbi intervenimet ndėrkombėtare. Autorė nga fusha tė ndryshme (politikologė, poltikanė, studiues tė drejtėsisė, poltikbėrės, ekonomistė) kanė botuar hulumtimet dhe mendimet e tyre nė lidhje me ato qė i bėjnė interventimet ndėrkombėtare tė sukseshme apo tė dėshtuara. Disa organizata tė mėdha hulumtuese dhe superoptimiste - siē ėshtė korporata RAND nė SHBA - kanė shkuar edhe njė hap mė tutje duke dalė me udhėrrėfyes pėr intervenime tė suksesshme. Sipas njė serie librash tė botuara nga RAND (BE-ja dhe shtet-formimi, SHBA-tė dhe shtet-formimi, apo Udhėrrėfesi pėr fillestarėt nė shtet-formim), ēdo intervenim ndėrkombėtar mund tė jetė i suksesshėm nėse dedikohen tė holla tė mjaftueshme, ushtarė tė mjaftueshėm dhe pastaj resurse tjera qė do ta ēojnė shtetin e ri drejt zhvillimit dhe demokracisė. Ata e shndėrruan intervenimin nga njė akt tė pasigurt me shumė rreziqe nė njė shkencė ekzakte ku nese aplikohen formula tė caktuara, suksesi ėshtė i garantuar dhe tė gjithė fitojnė: intervenuest dhe tė intervenuarit.

Nė anėn tjetėr, njė grup autorėsh pesimistė shkruajnė pėr dėshtimin e garantuar tė intervenimeve ndėrkombėtare. Iraku dhe Afganistani janė shembuj shumė lucid tė kėsaj. Por edhe Kosova dhe Bosna atyre ju duken tė dėshtuara. Me investimin mė tė madh ndėrkombėtar pėr kokė banori, Kosova ėshtė ende njė vend i pazhvilluar ekonomikisht, ku demokracia mbahet gjallė me zor, pėrmes infuzionit permanent ndėrkombėtar, pa tė cilin Kosova thjesht do tė zhdukej nga harta. Sipas tyre, intervenimet janė formė tjetėr e kolonializimit dhe i shėrbejnė interesave imperiale perėndimore, kėshtuqė ato nuk ishin dashtė tė ndodhin (shkrimet e Naom Chomskyt bėjnė pjesė nė kėtė kamp).

Sivjet doli nė shitje njė libėr i ri - Can Intervention Work? - nga kolegu im Gerald Knaus (kryetari i organizatės Iniciatva Europiane pėr Stabilitet – www.esiweb.org) dhe ish-kolegu i tij nga Harvardi, Rory Stewart (tash anėtar parlamenti nė Britaninė e Madhe). Ky libėr nuk i takon asnjėrit prej kampeve tė lartpėrmendura akademike. Knaus dhe Stewart, duke patur eksperiencė profesonale nga shumė vende ku kanė ndodhur intervenime ndėrkombėtare ushtarake dhe procese tė shtet-formimit (Bosnjė, Kosovė, Irak dhe Afganistan), e kanė balancuar teorinė e tyre tė intervenimit me anekdota nga puna nė teren.

Argumenti qė ata e nxorrėn me kėtė libėr ėshtė se intervenimet mund tė jenė tė suksesshme e edhe tė domosdoshme nė disa raste, por pritjet e intervenuesve duhet tė jenė realiste pėr atė se ēka mund tė arrihet me intervenim. Ndėrprerja e gjenocidit dhe konflikteve tė hapura ėshtė detyrė dhe pėrgjegjėsi e bashkėsisė ndėrkombėtare. Por jo edhe tentimi pėr zhvillimin ekonomik dhe institucional me ēdo kusht tė vendeve tė ndihmuara. Kjo e para ėshtė treguar e sukseshsme nė shumė raste ndėrsa e dyta plotėsisht e pa-suksesshme (dhe pa-dėshirueshme) nė gati tė gjitha rastet.

Ndryshimi i natyrės sė konflikteve nė dy dekadat e fundit (mė shumė raste tė ushtrimit tė dhunės dhe represionit brenda kufijve tė shtetit se sa luftėra ndėrshtetėrore) ka krijuar dilemė pėr intervenuesit (kryesisht pėr SHBA-nė). A duhet tė rrezikohen ushtarėt amerikanė pėr ta zgjidhur njė konflikt mbreda njė shteti plotėsisht tė parėndėsishėm pėr SHBA-nė (siē ka qenė Bosjna dhe mė vonė Kosova)? Bombardimet nga ajri nė Bosnjė i kanė hapur rrugė njė intervenimi tė ri: pa vktima amerikane. Pas bombardmit pastaj ka patur hyrje tė trupave tokėsore qė tė sigurohet paqja nė vend, si dhe miliarda dollarė nė ndihma financiare pėr rindėrtim fizik dhe institucional tė vendeve nė fjalė.

Mėsimi (i gabuar) qė ėshtė marrė nga Bosnja dhe Kosova, pas ndėrprerjės sė suksesshme tė gjakderdhjes nė te dy vendet, ėshtė se intervenimi mund tė bėhet gjthkund dhe mund tė ndihmojė nė ndėrrimin e regjimeve tė dėmshme dhe mund tė ndėrpres konflikte tė brendshme. Kėtė mėsim ata e morrėn me vete nė Afganstan dhe Irak, ku pėrfunduan shumė keq. Humbjet nė njerėz nga bashkėsia ndėrkombėtare qė intervenoi nė kėto dy vende ishin marramendėse: 2,500 nė Afganistan dhe 5,000 nė Irak. Ēka ndodhi? - pyetėn veten hartuesit e kėtyre intervenimeve. Ēka ata nuk kishin marrė parasysh ishte kontensti lokal. Nė Kosovė dhe Bosnjė intervenimi ndėrkombėtar ishte i mirėseardhur. Nė Irak dhe Afganistan jo. Kosova dhe Bosnja bashkėrisht kanė njė popullėsi prej mė pak se 6 milionė banorėsh. Iraku dhe Afganistani kanė mbi 60 milionė banorė, tė shpėrndarė nė njė territor prej 648,000 km2 nė Afganstan dhe 440,000 km2 nė Irak. Pėrveē asaj, 80% e popullėsisė nė Afganistan jeton nė fshatėra tė vogla me rreth 100 banorė, tė shpėrndara gjithkah nėpėr vend. Terreni fizik ka qenė thjeshtė tjetėr prej Ballkanit.

Numri i ushtarėve tė huaj pėr 1,000 banorė nė kohėn kur ka pasė mė sė shumti trupa nė Kosovė, ka qenė 27. Nė Bosnjė 15. Nė Irak dhe Afganistan ka qenė 8 dhe 5, edhe pse atje janė dėrguar mbi 450,000 trupa. Matematika e thjeshtė na mėson se paqja sigurohet mė lehtė me 27 ushtarė pėr 1,000 banorė se sa me 5.

Por nuk ėshtė vetėm konteksti lokal qė luan rol kyq. Konteksti rajonal ėshtė me po tė njejtėn rėndėsi. Nė verėn e vitit 1999, shtetet e Bashkimit Europian filluan tė merren mė seriozisht me turpin qė e pėrjetuan kur konflikti i dytė nė kontinentin e tyre u desht tė ndėrprehet nga SHBA-tė. Atė verė ata vendosėn qė tė krijojnė politkėn integruese ndaj Ballkanit dhe Europės Jug-Lindore. Perspektiva e shteteve tė Ballkanit pėr nė BE e ndihmoi procesin e sigurisė sė paqės dhe shtet-formimit nė gjithė Ballkanin. Shtytjet pėr konflikte tė mundshme u zvogėluan nė Ballkan kur u bė e qartė pėr tė gjitha palėt se perspektiva e tyre europiane rrezikohet me ēdo konflikt. Pėrvec asaj, vetė procesi i integrimit dhe paraintegrimit pėrmban nė vete mjete tė shtet-formimit qė e shpejtojnė apo edhe mundėsojnė kėtė proces. Iraku dhe Afganistani nuk kanė perspektivė europiane dhe mėsimet nga Ballkani nuk mund tė aplikohen tė plota atje.

Nė botė do tė ketė nevojė pėr intervenime edhe nė tė ardhmėn. Mėsimin kryesor qė e jep ky libėr ėshtė qė tė mėsohet sa mė mirė konteksti lokal (dhe rajonal) para se tė intervenohet nė ato vende nė mėnyrė qė tė sigurohet suksesi i intervenimit. Gjithashtu e rėndėsishme ėshtė tė kuptohet se kur ėshtė momenti mė i mirė pėr tė dalė nga vendi - bashkėsia ndėrkombėtare nuk mund tė zėvendėsojė proceset normale tė zhvillimit demokratik nė vend dhe nuk mund tė ndikojė nė zhvillimin ekonomik tė vendit - siē u pa nga rasti i Kosovės, njė vend i vogėl ku u investua shumė por u arrit pak sa i pėrket zhvillmit tė qėndrueshėm ekonomik.

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 0 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Addio Comandante Farina!
    Shiko arkivėn