Besa Shahini

Pėr Brukselin Kosova Nuk Ėshtė Shtet

nga  Besa Shahini
© Tė drejtat autoriale

E vėrteta e trishtueshme ėshtė kjo: Kosova pėr Brukselin nuk ėshtė shtet. Nuk ėshtė e barabartė me Serbinė.

Me njė zell dhe mburrje tė veēantė, pas vizitave tė fundit nė Bruksel e Beograd, zyrtarė tė ndryshėm qeveritarė na thanė qė marrėveshja me Serbinė mė nė fund po e hapė rrugėn e Kosovės drejt BE-sė. Na thanė qė kjo marrėveshje do ta hapė rrugėn edhe drejt njohjeve tė reja nga vendet anėtare tė BE-sė. Dhe sidomos na thanė qė tani Kosova dhe Serbia janė shndėrruar nė palė tė barabarta nė Bruksel. 

“Pėr Brukselin jemi tė barabartė. Pėr herė tė parė nė Bruksel, Kosova dhe Serbia trajtohen nė mėnyrė tė barabartė”, tha ministrja Vlora Ēitaku nė emisionin Rubikon, mė 25 qershor 2013. 

“Kosova po trajtohet nga tė gjithė nė mėnyrė tė barabartė dhe me njė rol afirmativ pėr tė ardhmen euro-atlantike tė vetė Kosovės, por edhe me reflektime dhe kontribute edhe pėrtej Kosovės”, tha kryeministri Thaēi nė mbledhjen e Qeverisė mė 3 korrik 2013.

Pėr fat tė keq, asnjėra nga kėto deklarata nuk qėndrojnė. 

Barabartėsia. Pėr Brukselin Serbia ėshtė shtet. Ndėrsa Kosova nuk ėshtė shtet. Shumė thjeshtė. Si e tillė, as nė bisedimet me Serbinė e as nė ato me BE-nė Kosova nuk ėshtė palė e barabartė. 

Duhet qė secili vend anėtar i BE-sė ta njeh Kosovėn si shtet, nė mėnyrė qė edhe BE-ja ta njeh pėrfundimisht shtetėsinė e Kosovės. Pėrderisa pesė vende anėtare nuk e njohin shtetėsinė e Kosovės, pėr BE-nė Kosova mbetet entitet jo-shtetėror. 

Kjo do tė thotė se Kosova nuk e ka tė drejtėn thelbėsore qė e definon tė qenit Shtet Europian: mundėsinė pėr tė aplikuar pėr anėtarėsimin eventual nė BE. Artikulli 49 i traktatit tė Europės thotė qartė: “Secili shtet europian…mund tė aplikojė tė bėhet anėtar i BE-sė”. Sipas kėsaj, vendet e Europės lindore si Gjeorgjia, Moldavia dhe Ukraina, kanė tė drejtėn tė aplikojnė pėr anėtarėsim nė BE dhe kanė perspektivė mė tė qartė europiane se sa Kosova. Pėr Brukselin, Moldavia ėshtė e barabartė me Serbinė. Jo Kosova.

Hapja e rrugės drejt BE-sė. Me nėnshkrimin e Marrėveshjes me Serbinė, Kosova e mori dritėn e gjelbėr pėr t’i nisur negociatat pėr Marrėveshjen Stabilizim Asocim (MSA). Kjo ėshtė patjetėr arritje e mirė pėr Kosovėn. Por nuk ėshtė ajo qė Qeveria dėshiron ne ta besojmė. 

I gjithė argumenti ligjor pėr t’i dhėnė Kosovės mundėsinė pėr ta negociuar MSA-nė sillet rreth shembujve te vendeve tjera nė botė qė nuk njihen si shtete nga BE-ja por qė kanė marrėdhėnie kontraktuale me tė. Studimi i fizibilitetit pėr MSAnė tė vitit 2012 thotė: “Nė tė kaluarėn BE-ja ka konkluduar disa marrėveshje ndėrkombėtare me entitete qė nuk janė shtete sovrane”, kėshtu qė mund tė bėhet edhe me Kosovėn (*). 

MSA-ja ka qenė gjithmonė hapi i parė nė rrugėtimin e shteteve europiane drejt BE-sė. Por pėr Kosovėn, MSA-ja mund tė mbetet edhe hapi i fundit. As hapja e negociatave pėr MSA-nė dhe as konkludimi i saj eventual, nuk e garantojnė hapin tjetėr, qė Kosova tė mund tė aplikojė pėr anėtarėsim nė BE. 

Njohjet e reja. Ministrja Ēitaku gjatė tė njėjtės intervistė tha se Greqia dhe Qipro janė shumė afėr pėr ta njohur shtetėsinė e Kosovės. Disa javė mė parė, zėvendėsministri i punėve tė jashtme, Petrit Selimi tha qė Sllovakia e Rumania janė duke treguar shenja se mund ta njohin Kosovėn sė shpejti. 

E para, kėto deklarata nuk janė tė vėrteta. Ministri i punėve tė jashtme tė Sllovakisė, Miroslav Lajcak tha nė Beograd nė qershor se Sllovakia nuk planifikon ta njoh Kosovėn. Tė njėjta kanė qenė deklaratat edhe nga tri shtetet tjera.

E dyta, edhe po tė dilnin tė vėrteta ato deklarata, ēka t’i bėjmė Spanjės? Ajo asnjė shenjė nuk e ka dhėnė se mund ta ndryshojė qėndrimin e vet. Kur dihet se duhet vetėm njė shtet anėtar i BE-sė tė mos e njoh shtetėsinė e Kosovės qė t’i pamundėsohet BE-sė njohja e shtetėsisė.

Duke e filluar negocimin e MSA-sė - kontratės sė parė me BE-nė - si entitet jo-shtetėror, po vuloset dhe formalizohet mos-njohja e shtetėsisė sė Kosovės nga BE-ja. 

Gjithashtu, po largohet presioni mbi shtetet e BE-sė qė nuk e kanė njohur Kosovėn pėr ta bėrė atė. Nė rekomandimet e Komisionit Europian pėr Kėshillin e BE-sė nė prill 2013 konfirmohet qė: “negocimi, si dhe nėnshkrimi dhe konkludimi i ardhshėm i njė marrėveshje tė tillė, nuk mund tė shihet si njohje e Kosovės si shtet, as nga BE-ja e as nga shtetet e saj anėtare. Nė fakt, vlen tė pėrmendet qė Kosova nuk ėshtė nė gjendje tė anėtarėsohet nė shumė instrumente ndėrkombėtare”. 

Pėrfaqėsuesit e Kosovės nė kėto bisedime kanė shkuar plotėsisht tė papėrgatitur, si pėr Serbinė ashtu edhe pėr Brukselin. Kthehen nė Prishtinė tė kėnaqur me pak gjė: njė rrahje supesh apo njė fjalė miradie nga zyrtarė tė Brukselit. Keq-interpretojnė uljen nė tavolinė tė njėjtė me Kryeministrin Daēiq si barabartėsi para Brukselit. Dhe kėshtu po na marrin nė qafė.

I gjithė debati rreth bisedimeve me Serbinė ka qenė shumė jo-transparent dhe jo i sinqertė. Por nuk i ndihmon askujt keqinformimi i publikut pėr kėtė proces. 

E vėrteta e trishtueshme ėshtė kjo: Kosova pėr Brukselin nuk ėshtė shtet. Nuk ėshtė e barabartė me Serbinė. BE-ja ėshtė nė Kosovė (pėrmes EULEX-it, pėrmes zyrės ndėrlidhėse tė Komisionit Europian) por Kosova nuk do tė jetė nė BE. Dhe mos u gaboni tė mendoni se Marrėveshja me Serbinė ka ndryshuar gjė nė kėtė drejtim. 

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 4 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    30 Vjetėt e Princit Harry nė Fotografi