Rrjetëzimi Mbi të Gjitha

Nga kolumna ime e parë e deri sot (dy vite më pas) unë nuk kam shkruara asnjëherë vetëm sa për të plotësuar numrin e kolumnave që redaksia i kërkon nga unë.

Unë i dua shkrimet dhe shkruaj për të lënë gjurmën time në këtë botë. Shkruaj se pse dua të besoj se dikush ‘dëgjon’ atë që kam për të thënë.

Pasiqë sot po shkruaj për bolgerët është e pamundur që të mos kthehem 20 vite prapa (e di se tash po e kalkuloni se sa vjet i kam), dhe t’i kujtoj fjalët e para që i kam shkruar e të cilat i botoi atë botë gazeta Jedinstvo në sektorin Laureatët e Vegjël.

Krejt kjo falë mësueses sime e cila me kujdesi grumbullonte pothuajse të gjitha shkrimet e mia dhe ato ia dërgonte redaksisë së Jedinstvos.

Ne herën e fundit u shkruam dhe u lexuam kur ju shkruva për zgjedhjet, pas të cilave unë pata kënaqësinë të ikë në Kopaonik, ku në fund të nëntorit u mbajt konferenca e dytë rajonale për përmbajtjet e internetit – Blogomania 2013.

Mendoj se atje mu kthye zemra në vend, edhe atë për disa arsye; së pari, përshkak se pjesën më të madhe të jetës e kam kaluar me njerëz të cilët nuk e kanë kuptuar mirë se çka bëj unë derisa nuk kalonin disa vite e edhe fillonin të merreshin me diçka të ngjashme; së dyti, përshkak se unë për të njëjtën arsye për herë të parë isha e rrethuar me njerëz të cilët më kuptojnë. E ishin 900 sish!

Nga tërë rajoni. Nuk e kam ditur se jemi aq të shumtë në numër (megjithëse mendoj se unë isha blogerja e vetme nga Kosova). Ja pra, zemra në vend për tri ditë të jetës sime.

Para saktësisht një viti jua pata qarë hallin për faktin se nuk kisha arritur të vizitoj Blogomaninë e parë – prandaj po e kompensoj këtë me këtë rast.

Nuk e di nëse në Kosovë ekzistojnë njerëz që kanë blogun e vet, në të cilini nvestojnë shumë kohë, energji, dashuri e mbase edhe para, por nga i cili edhe mund të kenë përfitime. Kjo, mestjerash, ishte tema e konferencës këtë vit, prandaj mua më rastisi të njoftohem me blogerë të cilët blogun e kanë punë, orar pune, dashuri e disa edhe burim të fitimeve të mira.

Blogeret që përcjellin modën në Serbi (e që ishin tri sosh nëse nuk gabohem) fitojnë mes 1000 dhe 5000 euro në muaj duke publikuar fotografi në bloget e tyre, në të cilat veshin garderobë të firmave të ndryshme; bloget në fjalë sponsorohen nga firma të ndryshme të modës, nga kompani të kozmetikës, etj).

Vizitova edhe punëtori të e blogerëve dhe blogereve të tjera, të cilët shkruajnë për gatim, letërsi dhe punëdore.

Në anën tjetër, kjo do të thotë se nëse jeni të papunë mund të shfrytëzoni bloget për të gjetur një punë të re. Do doja që më shumë të rinj nga Kosova të gjejnë guximin për të shkruar, sepse në blogo sferë ka vend për të gjithë dhe del në sipërfaqe cilësia. Në fakt, ndoshta kjo botë është më e drejtë se bota në të cilën ne jetojmë sepse në të vlerat ende çmohen.

Blogomania ishte vend i shkëlqyeshëm për rrjetëzim, që ng asalla e konferencave, këndi i zonjave, e deri tek restoranti dhe qendra e ilixhës. Të shumtë ishin ata që i këmbenin kontaktet, biografitë e tyre e të ngjashme, ndërsa disa njerëz fituan edhe vende të punës gjatë këtij takimi.

Nuk ishte fare më pak i rëndësishëm edhe aspekti humanitar i Blogomanisë, sepse sponsori i përgjithshëm i këtij viti, kompania Coca Cola, kishte sajuar njëaksion me ç’rast do të jepte si donacion nga një dinar për çdo kalori të shpenzuar në Blogomani.

Me një kalkulim të saktë të kalorive që shpenzohen në ‘cicërrime’ dhenë aktivitete sportive të cilat ishin organizuar për pjesëmarrësit, siç ishte turneu në basket, orët e jogës dhe lojës me birila, arritëm deri tek shifra prej 134.098 kcal. Coca Cola këtë shumë e katërfishoi dhe dha sidonacion 536.392 dinarë ndihmë për shkollat nëSerbi!

“Ylli” më i madh i Blogomanisë së këtij viti ishte pa dyshim Dejv Trot nga Britania e Madhe, i cili edhe e hapi konferencën dhe ligjëratën e së cilit e përcollën mbi 550 njerëz.

Darko Dujic nga Sllovenia, drejtori Google Adriatic, ndau me pjesëmarrësi tdisa nga përvojat e tij dhe mbajti ligjëratë mbi temën Përmbajtja në Internet.

E kështu pra, nga Jedinstvo deri tekBlogomania, unë arrita deri në fund të një viti tjetër për të cilin mund t’ju them se ishte përplot zhvillime e gjatë të cilit shpresoj se kam arritur që t’ju përcjell mendimet e mia së paku një herë në muaj.

E në pritje të konferencës së radhës lidhur me blogun, kam një dëshirë që atë ta vizitoj me ndonjërin nga ju – ndonjërin që kjo kolumne e ime do ta motivojë që të fillojë një blog, e që në konferencë do të ndajë përvojat me blogerë të tjerë nga Ballkani, sepse në fund të fundit, rrjetëzimi është mbi të gjitha, ndërsa internet iështë një botë e madhe në të cilën ka vend për të gjithë ne.