Kreshnik Hoxha

Dikotomia nė Lėvizjen Vetėvendosje

nga   Kreshnik Hoxha
© Tė drejtat autoriale

Vetėvendosja nuk ėshtė parti palaēo. Por e mira mė e madhe qė VV-ja mund t’ia bėjė vetes, demokracisė nė Kosovė dhe sfidimit tė kėsaj qeverie tė korruptuar, ėshtė tė lejojė triumfin e arsyes dhe tė pjekurisė mbi jotolerancėn qė tregoi javėt e fundit.

Ngjarjet qė pėrkufizuan skenėn politike nė Kosovė gjatė dy tė enjteve tė kaluara, pra e enjtja e ratifikimit tė marrėveshjes Kosovė-Serbi dhe ajo e amnistisė si derivat i kėsaj marrėveshjeje, shfaqėn njė dukuri tė ēuditshme qė mbretėron pėrbrenda lėvizjes Vetėvendosje. Skandalet qė ndodhėn gjatė kėtyre dy tė enjteve parlamentare, tregojnė se nė Vetėvendosje ekziston njė dikotomi midis arsyes e pjekurisė dhe jotolerancės e paskrupulltėsisė.

Nė ditėn kur Parlamenti i Kosovės pėrgatitej tė ratifikonte marrėveshjen Kosovė-Serbi, lėvizja Vetėvendosje ishte zėri i vetėm politik nė vend qė ishte kundėr njė ratifikimi tė tillė. Ajo ēka gjithmonė e ka bėrė Vetėvendosjen tė dallohet nga subjektet tjera politike nė Kosovė ka qenė aftėsia nė paraqitje tė argumenteve dhe aktivitete me peshė si: kėmbėngulja pėr reciprocitet tregtar me Serbinė, protestat kundėr 6-pikėshit, ose qėndrimet e prera nė debatin pėr gratė e dhunuara. Vetė formimi i kėsaj lėvizjeje nė vitin 2005 dhe transformimi i saj nė lėvizje politike nė vitin 2010, ka shėrbyer si njė pėrforcues i fuqishėm i demokracisė nė Kosovė.

Vetėvendosja ėshtė njė subjekt politik qė gėzon 12.69 pėr qind tė votave prej zgjedhjeve nė Kosovė. Mirėpo, sikur edhe tė kishte 90 pėr qind tė votave, as Vetėvendosja e askush tjetėr nuk ėshtė dhe nuk mund tė bėhet autoritet suprem qė filtron hyrjen e deputetėve nė parlament pėr tė bllokuar ēfarėdo marrėveshje. Kėtu pėrfshihet edhe Ambasadorja Tracey Ann Jacobson, e cila u kap pėr filtrin e VV-sė dhe u shkaktua njė situatė qė mė sė shumti e dėmton VV-nė! Nėse VV-ja e akuzon qeverinė pėr devijim nga demokracia, atėherė bllokimi i lirisė sė lėvizjes qė e bėnė aktivistėt e VV-sė atė ditė, ėshtė njashtu shkelje e demokracisė dhe pasqyrė se VV-ja nuk toleron mendimin ndryshe prej saj. Jotoleranca ndaj mendimit ndryshe shihet edhe nė rastin e Alma Lamės. Flirti qė VV-ja bėri me islamin radikal minon njė Kosovė sekulare dhe lė tė kuptojmė se pėr tė joshur elektorat VV-ja ėshtė nė gjendje tė anashkalojė njė deputete tė veten dhe njė pjesė tė mendimit kosovar qė tradicionalisht ka pėrkrahur lėnien e fesė vetėm nė nivel individual e familjar.

Po ashtu, me ēfarė tė drejte Albin Kurti e zapton mikrofonin e kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, pėr tė mos e lejuar fillimin e procesit tė votimit? Qė kur qenka bėrė e pranueshme qė nė emėr tė mbrojtjes sė Kuvendit tė Kosovės tė cenohet e drejta e deputetėve pėr votim? Nė emisionin Jeta nė Kosovė, Kurti potencoi se kėtė gjest e bėri nga zemėrimi dhe se nuk e kishte planifikuar mė herėt. Megjithatė, kjo deklaratė nuk e arsyeton paskrupulltėsinė e tij! Ajo ēka tentoi tė bėnte Kurti, ėshtė njėjtė sikur militantėt e PDK-sė kur nuk lejonin anėtarėt e VV-sė tė votonin nė zgjedhjet e 2010-tės. Sjelljet e tilla e baltosin konceptin politik tė kėsaj lėvizjeje dhe ia humbin legjitimitetin pėr tė paraqitur njė alternativė politike nė Kosovė. 

Nė anėn tjetėr, e enjtja e amnistisė u shoqėrua me njė Vetėvendosje krejtėsisht tjetėr, e cila duke u mjaftuar me metoda demokratike, tė qeta e tė matura, i vuri nė pah kritikat e veta kundėr ligjit. Nuk u fėrfėlluan gurėt, as nuk u rrėmbyen mikrofonat e sallės dhe nuk u bllokua hyrja e askujt nė Kuvend, e pėr fat tė mirė as ligji nuk kaloi siē ishte. Kėsaj radhe dukej se VV-ja mori mėsim nga turpi qė shkaktoi nė javėn e ratifikimit.

Gjėja mė e mirė qė VV-ja bėri pėr ligjin pėr Amnisti ėshtė qė u dha hapėsirė lėvizjeve qytetare qė tė ngjizen si rezistencė. Ka njė kohė tė gjatė qė VV-ja e jep pėrshtypjen se e sheh veten si sinonim tė protestės nė Kosovė dhe individė tė kėtij subjekti e kanė shndėrruar protestėn nė pronė tė VV-sė. Por, VV-ja duhet ta ketė mė se tė qartė se ata nuk janė gardiani i vetėm kundėr sė keqes nė Kosovė, sepse ka edhe tė tjerė qė janė kundėr, por qė nuk pėrkojnė me VV-nė. E ky mospajtim me diskursin e VV-sė ėshtė arsyeja pse njerėzit nuk dalin nė protesta, sepse nuk duan tė marrin ngjyrim politik, ani pse ndoshta nė njė rast specifik pėr tė cilin protestohet i japin tė drejtė VV-sė.

Por ende na mbetet tė shpresojmė se VV-ja me tė vėrtetė do tė ketė reflektuar dhe do tė jetė kėndellur nga aktet e saja tė turpshme dy javė mė parė. E mira mė e madhe qė VV-ja mund t’i bėjė vetes, demokracisė nė Kosovė dhe luftimit tė kėsaj qeverie me shumė storje korrupsioni, ėshtė tė lejojė triumfin e arsyes dhe tė pjekurisė mbi paskrupulltėsinė dhe jotolerancėn qė treguan dy javė mė parė!

Vetėvendosja kėtė mund ta bėjė, sepse nuk ėshtė parti palaēo. Ajo qė eventualisht mund tė shpie nė ndryshkje janė sjelljet jodemokratike nė emėr tė demokracisė.

Shkrime tė Zgjedhura

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 13 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Uji Vjen me Vėrshim
    Shiko arkivėn