Si Lidhen në të Vërtetë Kosova dhe Bullgaria?

“Jo pse është e rrezikshme apo diçka e tillë, por prapë është një vend i çuditshëm për të shkuar. Është e mjaftueshme që erdha në Sarajevë për të parë. Nuk e kam ndërmend t’i kaloj pushimet e mia verore në Kosovë”.

Jam ulur dhe po dëgjoj Kristinën duke më shpjeguar se pse nuk dëshiron të vijë dhe të kalojë pak kohë me mua, gjatë periudhës sa jam duke e bërë praktikën time në Prishtinë. Ajo është njëra nga shoqet e mia më të afërta, mirëpo pa marrë parasysh sa provoj, nuk po gjej arsye në argumentet e saj. Argumentet e saj janë të paarsyeshme, megjithatë jo të habitshme. Identiteti ballkanik te shumica e bullgarëve që i njoh, arrin aq thellë sa që një ditë udhëtim u shkon deri në kufirin me Serbinë për të porositur mish në skarë. Nuk udhëtojnë nëpër Kosovë, tamam si kjo.

Në anën tjetër, nëse merrni një hartë dhe e tërhiqni një vijë të drejtë imagjinare mes Sofjes dhe Prishtinës, rruga nuk do të jetë më e gjatë sesa Prishtinë – Durrës apo Sofje – Plovdiv. Sigurisht që vijat imagjinare nuk përputhen me rrugën e vërtetë, le vetëm kushtet politike dhe historike. Por një gjë e di sigurt, Kosova është shumë afër dhe shumë e bukur për t’u hedhur poshtë aq lehtë.

Çdo ditë që kalon gjatë qëndrimit tim këtu, koka ime merr gjithnjë e më shumë mbresa nga shpirti i vendit, bukuria e maleve dhe mikpritja e qyteteve të vogla dhe njerëzve të “çmendur” dhe miqësorë. Shpesh mendoj për Kristinën, sa gabim bën dhe vazhdimisht e gjej veten duke kërkuar ngjashmëri në mes vendit tim dhe Kosovës. Cilat janë linjat joimagjinare që pas të gjithave ekzistojnë? Unë i gjej ato në vende që nuk e pres.

“Oh, ju jeni shok me Svetlën! Nayrisht, e njoh edhe unë, kemi qenë në ski bashkë vitin e kaluar në Bansko me shokët tanë të përbashkët nga AUBG” 

Kur njerëzit shkojnë në një vend të huaj vetëm, ata përpiqen t’i formojnë kontaktet e para atje. Fillojnë t’i kontrollojnë profilet e tyre ne Facebook dhe kërkojnë për miq të miqve të miqve të cilët jetojnë në atë qytet. Kjo mund të jetë një mënyrë e rreme për t’i takuar njerëzit, por është zgjidhje më e mirë sesa të pish birrën vetëm. Prishtina duket si një rast i pashpresë. Nuk e njoh asnjë bullgar që ka kaluar kohë, ose ka jetuar këtu. Kam dëgjuar vetëm për një gjyqtar i cili kishte ardhur për të punuar në Misionin Evropian – EULEX, por që me siguri është larguar që një kohë të gjatë.

Megjithatë, dëshpërimi im nuk zgjati shumë, sepse mu kujtua Svetla e cila mund të më ndihmonte. Ajo diplomoi në Universitetin Amerikan në Bullgari – AUBG, i cili u jepte bursa kosovarëve dhe studentëve nga vendet e Ballkanit pas luftërave të viteve ’90 që kryesisht kishin qëllime të pajtimit. Ata që shkuan për të studiuar në Bullgari para 10 vjetëve, tashmë janë kthyer në Prishtinë duke punuar për UN-in, BE-në, apo edhe duke i udhëhequr projektet e tyre.

Shokët e ish-klasës mbajnë kontaktet me njëri-tjetrin, të rinj të qeshur, në të njëjtën moshë, kanë një arsim të mirë, shumica e të cilëve kanë shkuar bashkë për të studiuar në ShBA. Svetla është ndër të paktat në Bullgari që është e interesuar për Kosovën dhe që është e vetëdijshme se kush është Kryeministri Isa Mustafa. Miqtë e saj këtu i dinë vendet në Bullgari që përndryshe askush nuk do të kishte dëgjuar për to, për lidhjet aktuale, për prerjen e drunjve në male dhe për vendpushimet e skive. Këta janë njerëzit që më marrin me vete në “Baba Ghanoush”, një restorant vegjetarian i bukur në Prishtinë, në ditët e para të mia në Prishtinë. Faleminderit, Svetla!

 “Nëse dëshiron që ta kalojmë natën bashkë, mundem me ta dhënë numrin tim të telefonit.”
Unë jam pasagjeri i fundit në autobus në Pejë dhe përballem me fytyrën e shëndoshë të shoferit i cili qëndron përballë meje duke folur me një ton biznesi. “Është vetëm një ide, nëse nuk dëshiron, në rregull!” vazhdoj serbisht. Pas një ore kur e kuptoj se nga vija ai ishte emocionuar dhe filloi të flasë në gjuhen serbe të gërshetuar me disa fraza bullgare. Kjo është hera e katërt e imja në Kosovë dhe tashmë jam në dijeni që stereotipi i një gruaje bullgare në Kosovë është prej një prostitute. Kam dëgjuar tregime për “bare” në zona të largëta ku shkojnë vetëm djemtë dhe ku punojnë gra të cilat gjoja janë bullgare. Kam dëgjuar për shumë burra nga Kosova të cilët shkonin për të njëjtat qëllime në ekskursione ne Bullgari gjatë viteve ’90, kur nuk ka pasur kufizime të vizave.

Gjithashtu, unë e di se çdo herë kur e kaloj kufirin Maqedoni – Kosovë vetëm unë kam probleme, sidomos në vitin 2011 kur rojet kufitare më thanë se duhet të pres pasi që edhe vajzat nga Bullgaria nuk ishin më të lejuara që ta kalojnë kufirin. Pikë. Më shpenzuan 30 minuta duke u përpjekur që të kuptoj se çfarë donin të thoshin me atë se “Ato shkaktojnë probleme” deri sa e gjeta një kartë të skaduar gazetareske në portofolin tim, me të cilën arrita t’i bindë ata që jam e besueshme.

Unë tashmë kisha folur me një kamerier në Prizren në një restorant fast-food i cili me kënaqësi më sqaroi se sa i pëlqen vajzat bullgare. Gjithashtu e takova djalin në një furrë buke i cili më përktheu dhe më dha një kartë biznesi në rast se më nevojitet diçka.

Megjithatë, kjo është hera e parë që dikush haptazi supozon që unë jam një prostitutë vetëm për shkak që vij nga Bullgaria. Dhe nuk ishte vetëm oferta e tij ajo që më befasoi, apo shikimi i tij, por edhe fakti qe atë ditë unë nuk e kisha bërë as përpjekjen më të vogël për t’u dukur bukur dhe nuk kishte si të ishte më e qartë që nuk e kam për qëllim të tërheq vëmendjen seksuale të askujt.

Stereotipi me të vërtetë duhet të jetë i fuqishëm në qoftë se ky djalosh mundi të bënte atë supozim për mua, tani mendoj për veten time, duke i ngritur vetullat dhe duke e tundur kokën menjëherë sapo ta kthej shpinën.

U largova, sepse zgjodha të largohesha. Porosita një sandviç tuna. E pi një makiato dhe sapo të shkoj në autobus për destinacionin e ardhshëm, tashmë më duket ngjarja qesharake duke i parashikuar komentet e miqve të mi nga Kosova dhe Bullgaria kur të dëgjojnë për budallenjtë. Madje, mendoj se kjo është një mënyrë e kthjellët për të nxjerrë jashtë rehatinë bullgare në zonën time, ku të gjithë ose më njohin mua, ose e njohin dikë që më njeh dhe asnjëherë nuk do të bënin supozime të tilla. Tani e kuptoj se si stereotipet dhe turpërimi funksionojnë. Por, unë nuk mund të ndihmoj por të pyes veten se çfarë lloj zgjidhje bënë vajzat që u takuan me këtë burrë para meje? Mendoj për ato që ndërtuan këtë stereotip në kokën e tij dhe nëse ato vetëm porositën një sandviç dhe u larguan. Në fund, mendoj se është shumë qesharake.

“Kam punuar me këngëtare bullgare. Prit! Si ishte emri i këngës? ‘Totalno tvoya – ti vi ou eich’.”
 “Totalno tvoya” në Bullgarisht do të thotë “ E gjithë e jotja” në mënyrën femërore, që mu duk qesharake që një gjë e tillë të dalë nga goja e Granitit, një djaloshi serioz të ulur afër meje në një mini-bus rrugës për Gjakovë. Ai po bën master në Nju Jork dhe e ka një kompani të xhirimeve. Ai, personalisht njeh shumë këngëtar/e tubo-folk nga Bullgaria. Emri i këngëtares së këngës “Totalno tvoya” është Alisia dhe veçanërisht është e famshme në tabloidët bullgarë. Me sa duket edhe ajo si shumë të tjera, kishte ardhur në Kosovë për të xhiruar disa video me kompaninë e Granitit. “Është më lirë, por jo vetëm për këtë – ne jemi me të vërtetë të mirë,” tha ai.

Të nesërmen, përpjekjet e mia për të gjetur disa informacione në mediat bullgare në lidhje me punën e

Alisias në Prishtinë ishin një dështim që është diçka që PR-ja nuk do ta humbiste kurrë nëse do të shkonte ta xhironte në Dubai.

Por nuk është vetëm Alisia, unë vazhdimisht takoj njerëz nga ato baret rreth “Nënës Terezë”, si një fëmijë rom në Plemetin i cili përpiqet të jetë i sjellshëm kur i tregoj se nga vij, duke folur për Azisin, ikonën e tubo-folkut bullgar, ose duke kënduar pjesë të këngëve. Më duket e këndshme, por ende hezitoj se si të reagoj për këtë imazh që në një mënyrë është i projektuar edhe drejt meje.

Pra, këtu mbaron hulumtimi im në lidhje me marrëdhëniet aktuale mes Kosovës dhe Bullgarisë. Prishtina, qyteti im i dashur, ka qenë një eksperiencë e pabesueshme dhe tashmë ka filluar të më mungojë ende pa u larguar fizikisht.

Hulumtimi im më tregon se reagimet më të zakonshme kanë të njëjtin shqetësim, muzikën turbo-folk, prostitucionin, kontaktet nëpërmjet universiteteve amerikane, veçanërisht ai në Bullgari. Unë besoj se ngrihet një pyetje në lidhje me atë se pse disa kanale për komunikim mes dy vendeve merren nga jashtë si rasti më i mirë, ndërsa nga të brendshmit si më i keqi. Pse media bullgare e përmend Kosovën vetëm për çështjet e saj të luftës dhe mosintegrimit të saj në BE? Pse miqtë e mi ndjehen parehatshëm në një vend që unë e pëlqej shumë?

Përse njerëzit nuk takohen?

Nuk po avokoj këtu për projekte të mëdha politike, apo të biznesit. Unë po flas për një komunikim normal, njohuri, udhëtime, ndërtimin e marrëdhënieve në mes njerëzve të zakonshëm, mes medies, shoqërisë civile, ose nëse guximshëm braktisim klishetë – në mes të udhëzimeve malore dhe aktivistëve të mjedisit. Pse jo? Udhëzimet malore dhe aktivistët e mjedisit, të cilët nuk janë as tutorë, as këngëtarë turbo, sigurisht që ekzistojnë në të dyja vendet dhe përtej çdo stereotipi ndajnë interesa dhe probleme të përbashkëta, duke filluar nga politikanët e korruptuar e deri te natyra e bukur. Sigurisht që bëjnë. Sepse, seriozisht, hidhni një sy hartës!