Hesht pėr Zgjedhjet qė Pėrmbyllin Dekadėn e Tij

nga  Visar Duriqi
© Tė drejtat autoriale

Zgjedhjet pėr Myftin e Kosovės po afrohen. Naim Tėrnava, myfti qe njė dekadė, ka mandat vetėm deri mė 15 tetor tė kėtij viti. Sipas kushtetutės aktuale tė BIK-ut, ky ėshtė edhe mandati i tij i fundit. Nė BIK nuk pranojnė tė flasin pėr zgjedhjet derisa oponenca e Tėrnaves, Sindikata e Bashkėsisė Islame tė Kosovės, ėshtė pėrcaktuar pėr kandidimin e Xhabir Hamitit.

Naim Tėrnavės i ka filluar numėrimi i kundėrt i sahatit nė krye tė Bashkėsisė Islame tė Kosovės (BIK). Mė 15 tetor tė kėtij viti ai pėrmbyll njė periudhė prej 10 vitesh, dy mandatesh tė plota, si i pari i myslimanėve nė Kosovė.

Kushtetuta e BIK-ut kufizon qė myftiu kosovar tė ketė nė maksimum dy mandate.

Derisa nė kėtė bashkėsi fetare -- mė e madhja nė vend krahas tjerave si Kisha Ortodokse Serbe, Kisha Katolike, Bashkėsia e Besimit Hebrej dhe Kisha Evangjeliste -- nuk pranojnė tė komentojnė pėr procesin zgjedhor, njė oponencė e Tėrnavės e krijuar nė vitin 2011, Shoqata Sindikale e Punėtorėve tė Bashkėsisė Islame tė Republikės sė Kosovės, e ka bėrė atė prioritet. 

“Pas pėrfundimit tė muajit tė Ramazanit fokusi ynė do tė jetė te zgjedhjet qendrore nė BIK, Idriz Bilalli

“Pas pėrfundimit tė muajit tė Ramazanit fokusi ynė do tė jetė te zgjedhjet qendrore nė BIK”, thotė Idriz Bilalli, kryesues i Sindikatės sė BIK-ut. “Do tė kujdesemi qė ato tė mos shoqėrohen me manipulime si zgjedhjet nėpėr kėshillat lokalė qė u mbajtėn vitin e kaluar”.

Gazeta Jeta nė Kosovė kishte raportuar nė prillin e viti 2012 (shkrimi: BIK Shpenzon 2.5 Milionė pėr Haxh nė Vit) se ato zgjedhje ishin shoqėruar me kontestime. “Kėto mė sė paku kanė qenė zgjedhje. Kėto kanė qenė emėrime tė Naim Tėrnavės”, thoshte atėherė ish-kryetari i kėshillit tė BIK-ut pėr Drenasin, imami Osman Musliu.

Idriz Bilalli thotė qė kur tė ēelet tema e zgjedhjeve qendrore nė BIK do tė kėrkojnė qė tė merret edhe njė vendim pėr kėshillat ku zgjedhjet pėrfunduan me kontestime.

Tėrnava nėnshkroi kushtetutėn qė ia ndalon mandatin e tretė

BIK-u kishte bėrė ndryshime nė kushtetutėn e vetė nė qershor tė vitit 2002. 

Nė krye tė kuvendit tė BIK-ut, organi i kėsaj bashkėsie fetare qė miraton ndryshimet e brendshme ligjore, atėherė gjendej Naim Tėrnava.

Kėshtu, ai nėnshkroi me dorėn e tij kushtetutėn e cila pos tjerash thotė tekstualisht qė: “Kryetar i Kryesisė nuk mund tė jetė i njėjti person mė shumė se dy mandate”. 

“Kryetar i Kryesisė nuk mund tė jetė i njėjti person mė shumė se dy mandate, Kushtetuta e BIK

Diku njė vit mė vit mė vonė pas nėnshkrimit tė atij akti, nė tetor tė viti 2003, Naim Tėrnava zgjedhet pėr herė tė parė Kryetar i Kryesisė sė BIK-ut, pra njėherėsh Myfti i Kosovės.

Tėrnava u rizgjodh nė kėtė pozitė mė 15 tetor 2008, nė njė garė me Rexhep Bojėn, tash ambasador i Republikės sė Kosovės nė Arabinė Saudite.

Gazeta ka provuar gjatė javės qė tė marr njė koment nga ambasadori Boja mbi procesin zgjedhor qė po e pret BIK-un dhe nėse ai do tė rikandidohet pėr Myfti, por megjithėse stafi i tij ka konfirmuar se ai ėshtė i njoftuar pėr temėn, nuk ka folur. 

Nė vitin 2011 Bashkėsia Islame e Kosovės kishte marrė nismė qė tė bėnte ndryshime nė kushtetutėn e saj. BIK lėshoi njė qarkore nėpėr secilin kėshill tė vetin. Por procesi dėshtoi dhe ndryshime nuk pati.  

“Unė i kam thėnė jo nga fakti se me ėshtė kujtuar se sipas Kur'anit mbretėria ėshtė e ndaluar, Adnan Vishi

Ish-sekretari i Kėshillit tė BIK-ut nė Kaēanik, Adnan Vishi, tash vetėm imam, thotė se i ėshtė propozuar nga njė anėtar i Kryesisė sė BIK-ut, kryesi qė ka 8 anėtarė (i nėnti ėshtė Kryetari i kryesisė, ose Myftiu), qė ai tė propozonte qė klauzola qė kufizon kandidimin e Tėrnavės tė ndryshojė dhe kėtij tė fundit t’i mundėsohet rikandidimi. 

 “Unė i kam thėnė jo nga fakti se me ėshtė kujtuar se sipas Kur'anit mbretėria ėshtė e ndaluar”, thotė Vishi.

Gazeta ka kontaktuar anėtarin e Kryesisė sė BIK-ut qė pėrmend imami Vishi, por i njėjti nuk ka pranuar tė komentojė pėr kėtė rast. As BIK-u nuk ka komentuar. 

Adnana Vishi, tash vetėm imam nė Kaēanik dhe pa pozita drejtuese nė organet e BIK-ut, thotė qė po sheh te kreu aktual i BIK-ut tendencė pėr monarki. “Unė nuk mundem t’i them ndryshe Naim Tėrnavės, pos ‘Sulltan Naimi’”, thotė Vishi.

Se Tėrnava po tenton tė bėhet “monark” nė BIK, e kanė shqetėsim edhe nė Sindikatėn e BIK-ut. 

“Ēdo skenar ėshtė i mundshėm nga Naim Tėrnava...”, thotė Idriz Bilalli.

Kushtetuta parasheh edhe mundėsinė e ndryshimit tė saj, nėse pėr tė votojnė 2/3 e anėtarėve tė Kuvendit.

Kuvendi i BIK-ut, qė aktualisht drejtohet nga kandidati pėr Myfti, Xhabir Hamiti, ėshtė organi mė i lartė pėrfaqėsues dhe ligjdhėnės i kėsaj bashkėsie fetare dhe ka aq anėtarė, sa ėshtė numri i kėshillave lokal tė BIK-ut, plus dy anėtarė qė njėri i vjen nga Medreseja dhe tjetri nga Fakulteti i Studimeve Islame (FSI). BIK ka kėshilla lokalė pothuajse nė secilėn komunė. 

“Ēdo skenar ėshtė i mundshėm nga Naim Tėrnava..., Idriz Bilalli.

Hamiti, kandidati i vetėm deri mė tani

Xhabir Hamiti thotė pėr Gazetėn Jeta nė Kosovė se nuk i ikė pėrgjegjėsisė nėse kandidohet si zgjidhje “pėr nxjerrje tė BIK-ut nga kriza administrative qė e ka kapluar gjatė 10 viteve tė fundit”.

Hamiti, qė publikisht e ka quajtur bazėn juridike aktuale tė BIK-ut si komuniste, pritet tė propozohet nga Sindikata e BIK-ut.

“Tash pėr tash ne kandidatin e vetėm qė e pėrkrahim pėr Myfti tė Kosovės ėshtė Xhabir Hamiti”, thotė Idriz Bilaalli i Sindikatės.

“Por ne jemi tė mirė-informuar qė, siē u manipuluan zgjedhjet nėpėr kėshilla lokalė nė vitin 2012, mund tė manipulohen edhe zgjedhjet pėr Myfti tė Kosovės”, thotė Bilalli.

Ai thotė se sindikata synon qė t’i luftojė format e keqpėrdorimit nė zgjedhje. “Ne jemi pėr transparencė tė plotė nė zgjedhjet e BIK-ut. Le tė vijnė e ta monitorojnė edhe organizatat qė merren me zgjedhje kėtė proces”, thotė Bilalli.

Valmir Ismaili nga koalicioni OJQ-ve pėr monitorimin zgjedhjeve “Demokracia nė Veprim” thotė se zgjedhjet nė BIK janė brenda njė institucioni fetar dhe kėshtu nuk janė nė kuadėr tė misionit tė koalicionit. “Prandaj ne nuk do tė monitorojmė kėto zgjedhje, morėm apo nuk morėm ndonjė ftesė”, tha ai.

Sistemi zgjedhor i BIK-ut

Jo vetėm imamėt apo tė shkolluarit nė shkollat fetar islame mund tė jenė nė pozita tė zgjedhura nė organet e BIK-ut. “Pjesėtari i Bashkėsisė Islame, qė ka mbushur 18 vjeē, ka tė drejtė tė zgjedhė dhe tė zgjidhet nė organet dhe forumet e Bashkėsisė Islame”, thuhet nė Kushtetutėn e BIK-ut,e cila parasheh qė tė gjitha zgjedhjet bėhen me vota tė fshehta dhe nė konkurrencė.

Sipas kėtij dokumenti qė aplikon BIK, zgjedhjet i shpall Kryesia e BIK-ut, organ ekuivalent me qeverinė, qė pėrbėhet pre 8 anėtarė, dhe ky i nėnti ėshtė Kryetari qė ėshtė edhe Myftiu. 

Kryesia menaxhon me buxhetin e BIK-ut, i cili sipas dokumenteve qė posedon gazeta, pėr vit sillet mbi 6 milionė euro tė hyra. Nė kėtė buxhet nuk pėrfshihen buxhetet e kėshillave lokalė, qė kanė secili buxhetin e tij.

Teknikisht zgjedhjet udhėhiqen nga njė komision qė formohet ad-hok, derisa data e mbajtjes sė tyre caktohet nga Kryesia e BIK-ut.

Zgjedhjet shpallen mė sė paku tridhjetė ditė para skadimit tė mandatit derisa zgjedhjet duhet tė mbahen jo mė larg se njė muaj nga dita e shpalljes sė tyre.

Mandatet pėr kėshilla lokalė janė 4-vjeēarė, derisa pėr Kuvendin, Kryesinė dhe Myftiun e Kosovės janė 5-vjeēarė.

Mandati i kėtyre organeve tė BIK-ut, nė nivel qendror, skadon mė 15 tetor 2013, qė rrjedhimisht, sipas normave kushtetuese, zgjedhjet duhet tė shpallėn jo mė larg se mė 15 shtator dhe tė mbahen jo mė larg se mė 15 tetor. 

“Pėr shkak tė haxhit, zgjedhjet edhe mund tė shtyhen pak, ndoshta pėr nė nėntor, por nuk do tė lejojmė qė mos mbahen fare, Idriz Bilalli

Por, pėrjashtim mund tė ndodh kėtė vit. Kjo pasi qė nė fillim tė majit tetor nisin edhe procedurat e para tė haxhit, qė ėshtė njė prej 5 kushteve tė islamit, dhe paraqet vizitėn e vendeve tė caktuara tė shenjta islame nė kohė tė caktuar duke kryer rituale tė caktuara. 

“Pėr shkak tė haxhit, zgjedhjet edhe mund tė shtyhen pak, ndoshta pėr nė nėntor, por nuk do tė lejojmė qė mos mbahen fare”, thotė Idriz Bilalli, kryetar i Sindikatės sė BIK-ut.

Trupa elektorale tė BIK-ut, e cila fillon me xhamitė, krijohet ashtu qė ēdo xhami cakton njė pėrfaqėsues dhe imamin. Pėrfaqėsuesit tubohen nė kuvendin e kėshillit tė BIK-ut. Procesverbali me detaje nga kush sa vota ka marrė dėrgohet nė Kryesinė e BIK- ut. 

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 1 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Addio Comandante Farina!
    Shiko arkivėn