Genc Nimoni

Suksesi i Bajrush Xhemajlit me “Mjetet Ligjore”

nga  Genc Nimoni
© Tė drejtat autoriale

Ashtu si Xhabir Zharku, edhe Bajrush Xhemajli nuk ėshtė qytetar i rėndomtė. Edhe nė rastin e kėtij politikani tė fuqishėm, qytetarėt e dėmtuar vazhdojnė tė mos marrin drejtėsinė qė u takon. Xhemajli po i shmanget dėnimit tė tij pėrmes suksesit tė “mjeteve ligjore” qė, nė rastin e fundit nė Gjykatėn Kushtetuese, mund tė krijojnė precedent tė keq.

Hamdi Rrustemi, i cili pėr mė shumė se katėr vjet pret ndėshkimin e pėrgjegjėsit pėr humbjen e djalit 21 vjeē nė maj tė vitit 2009 nė aksidentin qė kishte shkaktuar tejkalimi i shpejtėsisė nga ish-kryetari i Komunės sė Ferizajt Bajrush Xhemajli, tha kėtė javė nė kėtė gazetė se dhembja e familjes sė tij vazhdon tė thellohet nga fakti se drejtėsia nuk vendoset pėr kėtė rast.  

Gjykata Kushtetuese kėto ditė ktheu nė rishqyrtim rastin e Xhemajlit i cili ishte dėnuar me dy vjet e gjysmė burg, por qė ai kurrė nuk i ka zbatuar deri mė tash. 

Rrustemi ka tė drejtė tė ndihet kėshtu.

Edhe pse i shpallur fajtor nga gjykatat rregullta, Bajrush Xhemajli vazhdon tė gjejė “mjetet ligjore” qė ia pamundėsojnė atij vuajtjen e dėnimit. 

Tė njėjtat “mjete ligjore”, nė anėn tjetėr, vazhdojnė ta lėnė atė tė lirė madje edhe nė kryerjen e funksioneve politike si pjesėmarrja nė zgjedhjet e brendshme tė Partisė Demokratike tė Kosovės dhe vendosja nė pozita tė larta tė kėsaj partie nė pushtet.

Pas shpalljes fajtor nga gjykata e Qarkut nė Prishtinė, dy vjet e gjysmė mė herėt, mbrojtja e Bajrush Xhemajlit fillimisht i ishte drejtuar Gjykatės Supreme pėr pakėnaqėsitė me vendimin e shkallės sė parė. Mirėpo autoriteti mė i lartė i gjykatave tė rregullta nė Kosovė i ishte pėrgjigjur negativisht dy kėrkesave ligjore tė Bajrush Xhemajlit qė t’i verifikonte shkaktarėt tjerė tė aksidentit. Nė kėtė mėnyrė vėrtetoi vendimin e shkallės sė parė qė kishte konstatuar si shkaktarė tė mjaftueshėm tejkalimin e shpejtėsisė nga Bajrush Xhemajli. 

Nė mes-kohė, mjetet tjera ligjore tė pėrdorura nga mbrojtja i mundėsuan Bajrush Xhemajlit shmangien e vuajtjes sė dėnimit. Xhemajli i ishte drejtuar ish-Gjykatės Komunale nė Ferizaj (tani Themelore) me kėrkesė pėr shtyrje tė ekzekutimit tė dėnimit me burg pėr arsye shėndetėsore, njė sėmundje mushkėrish, duke marrė aprovimin e saj. Me tė njėjtėn arsyetim, ai mori edhe masėn e pėrkohshme nga Gjykata Kushtetuese e Kosovės qė e mbante nė liri.

Gjithnjė me suksesin e “mjeteve ligjore”, Xhemajli nė Gjykatėn Kushtetuese mori edhe aprovimin pėr kthimin e rastit tė tij nė rishqyrtim me arsyetimin se nuk ishte aprovuar kėrkesa e tij qė tė merrej mendimi edhe i njė eksperti nė lidhje me shkaktarin e aksidentit.

Ky vendim i Gjykatės Kushtetuese ngrit ēėshtjen nėse ajo ėshtė kompetente tė pėrcaktojė se a kanė vendosur gjykatat e rregullta si duhet pėr provat nė procedurė.

E para, edhe pse nė arsyetimin e vendimit tė Gjykatės Kushtetuese konstatohet se janė shkelur tė drejtat e njeriut, realisht arsyetimi tregon se Kushtetuesja ėshtė futur nė vlerėsimin e gjendjes faktike, duke konsideruar qė Xhemajlit ėshtė dashur t’i pranohen propozimet nė procedurė. 

Realisht kėtė ishte dashur ta bėnte Gjykata Supreme, e cila ėshtė kompetente pėr tė vlerėsuar nėse kishte shkelje nė shkallėn e parė, gjithashtu nėse nuk ishte vėrtetuar si duhet gjendja faktike. Mirėpo Gjykata Supreme, nė tė dyja rastet kishte vendosur se palėve iu ishte dhėnė mundėsia e prezantimit dhe ballafaqimit tė provave nė procedurė dhe gjithashtu kishte konstatuar se gjendja faktike ishte zbardhur.

Dhe e dyta, Gjykata Kushtetuese nė vendimin e saj i drejtohet Gjykatės Supreme qė tė rishqyrtojė lėndėn. Edhe pse Gjykata Supreme kishte vendosur nė instancė tė fundit sipas mjeteve juridike, ishte ajo e qarkut (tani themelore) qė kishte bėrė shkeljen sipas vendimit tė Gjykatės Kushtetuese. 

Nė bazė tė kėsaj, parimisht ishte dashur qė rishqyrtimin e lėndės ta bėjė tani Gjykata Themelore e Prishtinės, jo ajo Supreme. Gjykata Supreme ka vendosur vetėm nė bazė tė mjeteve juridike, dhe nėse do tė kishte shkelje nė aplikimin e mjeteve juridike, atėherė do tė ishte e duhur t’i kthehej Gjykatės Supreme.

Vet brenda Gjykatės Kushtetuese, kishte zėra tė fuqishėm qė kundėrshtonin shkeljen eventuale tė tė drejtave tė njeriut nė rastin Xhemajli. Mirėpo nė fund shumica kishte vendosur qė rasti Xhemajli duhej tė kthehej nė rishqyrtim.

Edhe pse Gjykata Kushtetuese e Kosovės ėshtė mekanizėm i cili bėn qė vendimet e gjykatave tė rregullta tė jenė mė kualitative dhe nė pėrputhje mė tė drejtat dhe liritė e njeriut tė garantuara mė kushtetutėn e vendit dhe konventat europiane, praktika e tillė rrezikon njė precedent jo tė mirė tė funksionimit efikas tė sistemit tė drejtėsisė, i cili vazhdon tė jetė i stėrngarkuar me numrin e madh tė lėndėve  nė gjykata.

Sido qė tė jetė, njė gjė ėshtė e sigurt, Bajrush Xhemajli, i cili kishte pranuar njė pjesė tė fajėsisė, do tė vazhdojė tė qėndrojė nė liri edhe pas 4 vitesh nga aksidenti dhe ndėrkohė aktivitetin politik nė kryesinė e rregullt tė partisė mė tė madhe nė vend (PDK). 

Ndėrsa drejtėsi nuk merr familja e rėndomtė Rrustemi, edhe pse Qeveria e kėsaj partie thotė se legjitimitetin e ka fituar nga qytetarėt dhe punon nė emėr dhe pėr interesin e tyre.

Shkrime tė Zgjedhura

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 2 Komentet)

asdf
     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Me Shqiptarėt nė Serbi