Serbia Arreston Dy Punonjës të BE-së

Dy serbë të Kosovës, aktivistë të OJQ-ve nga pjesa veriore e Mitrovicës, Momçillo Arlov dhe Vuk Mitrovic, u arrestuan në Serbi, i tha një zyrtar i Ministrisë së Brendshme serbe, Gazetës  JnK.


Momçillo Arlov, drejtor i Qendrës për Zhvillim të Shoqërisë Civile (CCSD) dhe Vuk Mitrovic, u arrestuan nga policia serbe në Negotin, ndërsa po udhëtonin për në Beograd.

“Momçillo Arlov dhe Vuk Mitroviq u arrestuan në natën mes të 2 dhe 3 nëntorit lidhur me posedim të armëve. Të dytë po mbahen në një burg të Beogradit”, tha zyrtari i lartë i policisë nga Serbia.

Zyrtarisht askush nuk dëshiron të flasë në Beograd, në lidhje me arrestimin e tyre dhe paraburgimin prej 30 ditësh, pasi të dy janë edhe punonjës të Bashkimit Evropian në veri të Kosovës, të cilat janë të paktë në numër në atë pjesë, për shkak të refuzimit të politikanëve lokalë të kenë ndonjë lidhje me praninë e BE-së.

Zyrtarë nga Policia thanë se “kjo nuk ka të bëjë asgjë me veriun e Kosovës”.

Arlov dhe Mitrovic, u kapën në Negotin qytetin në Serbinë lindore, ndërsa udhëtonin me makinë. Policia serbe gjeti në automjet një numër të armëve të shkurtra dhe të gjata, municione dhe eksplozivë.

Një tjetër burim nga Departamenti për Luftimin e Krimit të Organizuar (UBPOK), i cili punon në Beograd, drejtori që merret me rastin, tha se policia dyshon se armët e paligjshme janë blerë në Negotin.

Në Prishtinë, burimet nga misioni i BE-së për sundim të ligjit – EULEX, si dhe Zyra Civile Ndërkombëtare – ICO, thonë se ishin njoftuar nga Beogradi në lidhje me arrestimin, ndërsa shprehën shqetësimin se “e tëra është një montim”.

Por edhe në Prishtinë, zyrtarisht askush nuk dëshiron të flasë për arrestimin dhe ndalimin e aktivistëve të OJQ-ve, të cilët janë të njohur si një “urë” ndërmjet BE-së dhe serbëve në Kosovën veriore. Mediat lokale e cilësuan Arlovin si të preferuar të ndërkombëtarëve në veri.

Momçillo Arlov dhe Vuk Mitrovic janë edhe formalisht punonjës të Qendrës Kulturore dhe Informative të BE-së në Kosovë. Ata të dy veprojnë si pikë informuese e BE-së në veri të Mitrovicës. Por, EULEX-i ka mohuar zyrtarisht të ketë njohuri rreth rastit.